Bota

E reja italiane goditet 30 herë me thikë nga ish-i dashuri në vendin e saj të punës

Shtetësja italiane kishte shkuar në kryeqytetin norvegjez për të studiuar.

k.m.
E reja italiane goditet 30 herë me thikë nga ish-i dashuri në
Martina Voce

ITALI- Një 21-vjeçare nga Firence u godit 30 herë me thikë nga ish-i i saj norvegjez teksa ishte duke punuar në një dyqan në Oslo. E reja italiane, e cila është identifikuar si Martina Voce, ndodhet në gjendje të rëndë në repartin e kujdesit intensiv të një spitali lokal.

“Jeta e saj është ende në rrezik, por ne kemi besim”, tha babai i Voce në një mesazh për ANSA.

Shtetësja italiane kishte shkuar në kryeqytetin norvegjez për të studiuar. Sipas hetimeve paraprake, ish-i e ka goditur me thikë në qafë para se të ndalohej nga tre kolegë të viktimës, dy burra dhe një grua, madje një prej tyre mbeti i plagosur. Tashmë, i riu përballet me akuzat për vrasje të mbetur në tentativë dhe do të dërgohet në burg sapo të dalë nga spitali, pasi është lënduar edhe vetë me thikën që do vriste ishin e tij. 

Vajza, një studente e shkencave kompjuterike, prej kohësh jetonte në Oslo për të ndjekur universitetin dhe paralelisht punonte si menaxhere e përgjithshme në një dyqan që shet produkte italiane në kryeqytetin norvegjez. Këtu 24-vjeçari, me nënshtetësi norvegjeze, e kishte gjetur dhe e kishte goditur disa herë me thikë.

Sipas mediave italiane, falë ndërhyrjes së punonjësve të tjerë të dyqanit, Martina Voce u dërgua menjëherë në spitalin më të afërt, i cili është pesë minuta nga vendi ku ndodhi sulmi.

"Ajo tashmë i është nënshtruar disa operacioneve kirurgjikale, më e gjata i zgjati shtatë orë për lezionin prapa veshit. Deri dje ajo rrezikonte jetën, por për fat të mirë ajo tani është stabilizuar,"-tha xhaxhai i saj, Antonio Voce.

Më shumë detaje për atë që ndodhi mes çiftit dha sërish xhaxhai i të plagosurës.

“Martina e kishte lënë këtë djalë në gusht. Në shtator, ai kishte tentuar ta kontaktonte sërish duke i kërkuar që të takoheshin, por mbesa ime nuk kishte pranuar dhe i kishte thënë që nëse vazhdonte t’i shkruante do ta denonconte,"-tregoi xhaxhai i saj.

Që atëherë, të paktën sipas asaj që Martina Voce i kishte raportuar familjes, nga ana e ishit nuk kishte pasur më përpjekje për t'ju afruar./ZËRI

Poll

MOS HUMB