Bota

Pse Ivanka Trump vendosi të mbyllë kapitullin e saj në politikë?

“Politika është një botë goxha e errët, plot negativitet, që nuk përputhet me atë që unë mendoj se është e drejtë për mua.”

k.m.
Pse Ivanka Trump vendosi të mbyllë kapitullin e saj në
Donald Trump dhe Ivanka Trump

SHBA- Ivanka Trump, gjatë gjithë jetës së saj që kur mbushi moshën madhore ka punuar për babanë e saj, presidentin e ardhshëm të SHBA-ve, Donald Trump. Ajo ka punuar me të, si në bizneset e tij, ashtu edhe gjatë mandatit të tij të mëparshëm si president i Shteteve të Bashkuara. Megjithatë, që nga viti 2021, ajo u largua nga Uashingtoni dhe pushoi së punuari për babanë e saj. Më pas ajo deklaroi se “kapitulli” i politikës ishte mbyllur për të.

“Unë e dua shumë babanë tim. Këtë herë unë zgjedh t'u jap përparësi fëmijëve të mi të vegjël dhe privatësisë që krijojmë si familje. Nuk kam ndërmend të futem në politikë,”- tha ajo në një postim në rrjetet sociale në vitin 2022, pasi babai i saj shpalli kandidaturën e tretë për president. Burime pranë Ivanka Trump, sipas CNN, thanë se ajo synon të mbajë të njëjtin qëndrim edhe nëse babai i saj siguron një mandat të dytë. Ajo, së bashku me bashkëshortin e saj, Jared Kushner, ndjekin një jetë relativisht private në Miami, Florida, ku i kanë kaluar katër vitet e fundit larg syrit të publikut.

Dilemat etike dhe shkëputja nga Donald Trump

Ivanka Trump është kritikuar shumë për vendimet e babait të saj, tek të cilat shpesh nuk mund të ndikonte. Ajo u largua nga miqtë e saj liberalë në Nju Jork dhe mbylli markën e saj të suksesshme të veshjeve dhe aksesorëve për shkak të dilemave etike që lidhen me industrinë e modës.

Largimi i saj nga politika shënon fillimin e një kapitulli të ri në jetën e saj, larg ndikimit të drejtpërdrejtë të të atit.

Megjithatë, biznesi i familjes përfitoi shumë nga lidhja me presidencën.

"Politika është një botë goxha e errët, plot negativitet, që nuk përshtatet me atë që mendoj se është e duhura për mua,"- tha ajo në "The Lex Fridman Podcast" në korrik 2023.

Pavarësisht largimit, Ivanka mbetet e afërt me të atin, të cilin e këshillon joformalisht për çështje të ndryshme. Sipas CNN, ajo ende mund ta mbajë atë rol. Trump mbetet shumë i afërt me bashkëshortin e saj, me të cilin flet rregullisht, tha një burim i afërt me familjen Trump.

Pse Ivanka Trump vendosi të mbyllë kapitullin politik?

Problemet familjare që ndikuan në largimin e saj nga politika

Jared Kushner, bashkëshorti i saj, nuk ka ndërmend të marrë një rol zyrtar në administratën e re të Donald Trump, por ka të ngjarë të shërbejë si këshilltar i jashtëm për çështjet që kanë të bëjnë me Lindjen e Mesme. Si një shenjë e besimit të nënkuptuar të presidentit të zgjedhur te anëtarët e familjes së tij, babai i Jared Kushner, Charles Kushner, është përzgjedhur si ambasador i SHBA në Francë.

Vendimi i saj për t'u larguar nga skena politike mund të jetë formuar gjithashtu nga momente më të vështira personale gjatë katër viteve të fundit. Ivana Trump, nëna e saj e dashur, ndërroi jetë papritur në shtëpinë e saj në Nju Jork në korrik 2022.

Ajo gjithashtu kujdesej për gjyshen e saj 98-vjeçare, e njohur si "Bubby", e cila jeton me familjen në Miami. Por edhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner ka luftuar gjithashtu me probleme shëndetësore, duke zbuluar se ai u diagnostikua me kancer tiroide në 2019 dhe iu nënshtrua një operacioni. Operimin e parë e kreu në vitin 2019, por iu nënshtrua një operacioni të dytë në tiroide në gusht 2022.

Ndaj në janar 2021 u zhvendosën në Miami, Indian Creek Island. Shumë miq thonë se ajo është pajtuar me vendimin e saj për t'u larguar nga politika, duke i thënë përparësi familjes së saj./ZËRI

Poll

MOS HUMB