Bota

"E kam për nder t'i shërbej atdheut tim"/ Kryetari i opozitës greke nis shërbimin e detyruar ushtarak

Sipas ligjit, qytetarët mbi 33 vjeç që paraqiten për shërbimin ushtarak kanë mundësi të shërbejnë vetëm 20 ditë në vend të mandatit të plotë prej 12 muajsh dhe mund të blejnë pjesën tjetër të mandatit të tyre për 810 euro në muaj.

a.l
"E kam për nder t'i shërbej atdheut tim"/ Kryetari i
Stefanos Kaseelakis

GREQI-  Kreu i opozitës kryesore, SYRIZA, Stefanos Kasselakis është paraqitur për shërbimin ushtarak në një qendër trajnimi artilerie në Thiva, në Vioti, ku pritet të shërbejë për 15 ditë. Kasselakis është shoqëruar nga babai i tij ndërsa u shpreh se e ka për nder t'i shërbejë atdheut të tij. 

"Është një nder të jem këtu për t'i shërbyer atdheut tim, vendit që dua, si një mërgimtar që është kthyer për të kontribuar në vendin e tij. Unë jam krenar për vendin tim, por jo për gjithçka që po ndodh në vendin tim," tha Kasselakis pasi mbërriti në bazë, i shoqëruar nga babai i tij.

Politikani 35-vjeçar pritet të shërbejë maksimumi 20 ditë, gjatë të cilave do të marrë trajnimin bazë ushtarak. Kasselakis ishte përjashtuar nga shërbimi ushtarak deri më tani, sepse jetonte në Shtetet e Bashkuara që në moshën 14-vjeçare, shkruajnë mediat e huaja. 

Sipas ligjit, qytetarët mbi 33 vjeç që paraqiten për shërbimin ushtarak kanë mundësi të shërbejnë vetëm 20 ditë në vend të mandatit të plotë prej 12 muajsh dhe mund të blejnë pjesën tjetër të mandatit të tyre për 810 euro në muaj.

Kasselakis do të ketë ceremoninë e betimit më 29 mars dhe më pas ai do të marrë lejen speciale pesë-ditore që zakonisht u jepet ushtarëve të rinj, sipas zyrtarëve të partisë. Më pas ai do të kthehet në ushtri më 5 prill për t'u liruar zyrtarisht./ZËRI

Poll

MOS HUMB