Bota

E FRIKSHME, dalin PAMJET e shembjes së ndërtesës në Stamboll, 1 viktimë, disa të plagosur

Ndërkohë video tronditëse nga momenti i shembjes së ndërtesës trekatëshe ka bërë xhiron e rrjetit. Pamjet duket sikur janë shkëputur nga një skenë filmi, a thua se ndërtesa ishte prej kartoni.

E.K
E FRIKSHME, dalin PAMJET e shembjes së ndërtesës në
Pamje nga vendi i ngjarjes

STAMBOLL- Një person i vdekur u nxor nga rrënojat e shembjes së një ndërtese trekatëshe në zonën Kiucuk Cekmetze, në perëndim të Stambollit. Më herët janë shpëtuar shtatë persona të tjerë të plagosur, dy prej tyre në gjendje të rëndë, ndërkohë që vazhdojnë përpjekjet e ekipeve të shpëtimit për të nxjerre nga rrënojat një person tjetër.

Prefekti i Stambollit Davut Gul sqaroi se ishte një ndërtesë e ndërtuar në vitin 1988. Ndërkohë video tronditëse nga momenti i shembjes së ndërtesës trekatëshe ka bërë xhiron e rrjetit. Pamjet duket sikur janë shkëputur nga një skenë filmi, a thua se ndërtesa ishte prej kartoni.

Në katin e parë të pallatit funksiononte një biznes, në katin e dytë zyrat, ndërsa në katin e tretë banonin familjarë.

Zjarrfikësit, policia dhe ekipet e shpëtimit ndodhen në vendngjarje. Sipas mediave turke, më herët janë dëgjuar zëra nën rrënoja. Arsyeja e shembjes mbetet e panjohur./ZËRI

Poll

MOS HUMB