Bota

Arrestimi i shqiptarit të Kosovës në Serbi, shtetet e QUINT-it: Veprim arbitrar dhe destruktiv

Duke kërkuar lirimin e menjëhershëm ministria e Jashtme e Kosovës e quan vendim arbitrar dhe destruktiv dhe ka njoftuar misionet diplomatike të SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe të shteteve tjera në Beograd.

f.t
Arrestimi i shqiptarit të Kosovës në Serbi, shtetet e QUINT-it:
foto ilustruese

SERBI- Tefik Mustafa nga Kosova u arrestua nga autoritet serbe në pikëkalimin kufitar Merdarë, për krime të pretenduara të luftës ndaj popullsisë jo-shqiptare, gjatë luftës në Kosovë më 1999.  Në një komunikatë për media, MPB-ja serbe theksoi se Mustafa, “si pjesëtar i UÇK-së [Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës], në deklaratat e dëshmitarëve përmendej si pjesëmarrës në rrëmbimin e policëve Goran Marinkoviq, Zhivojin Paviç dhe Predrag Millosheviç, më 19 qershor 1999 në rrugën Prishtinë – Gjilan, të cilëve u humbën të gjitha gjurmët”.

“Personi do të dorëzohet në Prokurorinë për Krime Lufte”, tha Daçiç, sipas komunikatës.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Kosovës ka njoftuar shtetet e QUINT-it për arrestimin e tij. Duke kërkuar lirimin e menjëhershëm ministria e Jashtme e Kosovës e quan vendim arbitrar dhe destruktiv dhe ka njoftuar misionet diplomatike të SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe të shteteve tjera në Beograd.

"Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dënon ashpër ndalimin, arrestimin dhe keqtrajtimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe njëkohësisht i bën thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare që të ndërmarrë hapa konkret për lirimin e menjëhershëm të qytetarit z. Tefik Mustafa dhe njëkohësisht të kërkojë përgjegjësi nga shteti serb për këto veprime arbitrare dhe destruktive dhe që bien ndesh me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. MPJD për këtë arrestim ka njoftuar dhe shtetet e Kuint-it në Kosovë dhe do t’iu mbajë të informuar rreth këtij rasti dhe për çdo informatë të re do t’ju njoftojmë me kohë. Njëkohësisht ftojmë të gjithë qytetarët që mund të ballafaqohen me vështirësi të natyrave të ndryshme gjatë udhëtimit të tyre nëpër Serbi, që të na kontaktojnë në numrin e telefonit: +383 46 51 00 51”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Kujtojmë se më 17 prill, autoritetet serbe e arrestuan shtetasin kosovar Sadik Duraku, i cili ka nënshtetësi britanike gjithashtu, nën dyshimet “për krime lufte” më 1999, akuza që u hodhën poshtë nga familjarët e tij./ZËRI

Poll

MOS HUMB