Bota

Dyshohet se helmoi me kërpudha 3 të afërmit, arrestohet gruaja në Australi

Erin Patterson shtroi drekë për të afërmit, por kërpudhat helmuan të ftuarit.

D.XH
Dyshohet se helmoi me kërpudha 3 të afërmit, arrestohet gruaja
Australi

AUSTRALI - Një grua australiane është arrestuar për vdekjen e tre personave, që dyshohet se kanë ndërruar jetë, pasi janë helmuar nga kërpudhat.

Tre persona u sëmurën, pasi hëngrën një drekë familjare në qytetin Leongatha në korrik. Një person i katërt u dërgua në spital në gjendje kritike.

Gruaja që shërbeu drekën, Erin Patterson, u arrestua dhe është vendosur tashmë në paraburgim.

Patterson, 49 vjeçe tha se është e pafajshme. Policia e Victorias tha se gruaja do të intervistohet nga detektivët dhe se në banesën e saj është ushtruar kontroll.

Inspektori, Dean Thomas theksoi kompleksitetin e rastit në një konferencë për shtyp, duke e përshkruar atë si një tragjedi që mund të bëjë jehonë gjatë.

“Ky rast hetimi ka pasur një interes të madh të medieve jo vetëm në Australi, por edhe më gjerë, në mbarë botën”, shtoi ai.

Gail dhe Don Patterson - prindërit e ish-bashkëshortit të zonjës Patterson - ishin të ftuar në drekë së bashku me motrën e Gail Patterson, Heather Uilkinson dhe kunatin e saj, Ian Uilkinson.

Të katërt u dërguan në spital më 30 korrik. Brenda pak ditësh, çifti Patterson, të dy 70 vjeç dhe zonja Uilkinson, 66 vjeçe, kishin vdekur. Uilkinson, 68 vjeç, u shërua më vonë, pas dy muajsh trajtimi.

Erin Patterson tha se edhe vetë ka ngrënë kërpudhat. Ajo shtoi se i vjen shumë keq dhe se në këtë tragjedi kanë humbur jetën të dashurit e saj.

"Unë dua të përsëris se unë doja vetëm të shtroja një drekë. Nuk kisha asnjë arsye pse t’ju bëj keq”, tha ajo. Rasti bëri bujë në mediat botërore./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB