Bota

Dy krime në familje! Burrat vrasin gratë, njëri prej tyre dhe veten

Dy raste të krimeve familjare janë shënuar në Itali, brenda disa orësh. Dy gra janë vrarë, ndërkohë që njëri prej burrave i ka dhënë fund edhe jetës së tij.

E.K
Dy krime në familje! Burrat vrasin gratë, njëri prej tyre dhe
Pamje nga vendi ku u gjet e vdekur 38 vjecarja

ITALI- Një dramë familjare ndodhi në provincën e Salernos në Itali, ku një burrë 38-vjeçar, Marco Aiello, goditi me thikë gruan e tij, në të njëjtën moshë, Maria Rosaria Troisi.

Goditja vdekjeprurëse iu dha në fyt. Menjëherë pas alarmit, policia ka nisur hetimet dhe ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes. Ky është një tjetër rast i vrasjes së grave në Itali, që në muajt e fundit raportohen shifra të frikshme. Dy fëmijët e mitur të çiftit iu besuan disa të afërmve.

Në Calvizzano, në provincën e Napolit, dy bashkëshortë të moshuar janë gjetur të vdekur nga policia. Ngjarja ka ndodhur në një shtëpi në via Sandro Pertini. Trupat e të dyve kishin plagë me armë zjarri. Hetimet dhe gjetjet janë ende në vazhdim. 

Hetuesit nuk përjashtojnë asnjë pistë, por mbizotëron hipoteza e vrasjes-vetëvrasjes. Çifti, në fakt, vuante nga patologji të rënda. Burri, 78 vjeç, kishte kancer në mushkëri, ndërsa gruaja e tij, 75 vjeçe, vuante nga demenca senile.

Poll

MOS HUMB