
SHBA- Donald Trump Jr. postoi në llogarinë e tij në X se babai i tij kishte ndërruar jetë. Por mesa duket është një lajm i rremë, pasi llogaria e tij është hackeruar. Në një varg postimesh tashmë të fshira, llogaria pretendonte se babai i tij kishte vdekur dhe i kishte drejtuar një fyerje edhe Presidentit Joe Biden. Madje kishte deklaruar edhe se do të ishte ai garuesi për postin e presidentit në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
Në një nga postimet shkruhej: Me keqardhje ju njoftoj, babai im Donald Trump ka ndërruar jetë. Unë do të kandidoj për president në 2024.

Ishte Donald Trump ai që sqaroi situatën.
"Llogaria e Donit është hakuar,"- postoi Andrew Surabian, një zëdhënës i zotit Trump Jr. X është kontaktuar për koment nga mediat e huaja, por ende nuk ka asnjë përgjigje.
Trump Jr ka vazhduar të përdorë platformën në pronësi të Elon Musk edhe pse i ati themeloi "Truth Social" pasi llogaria e tij X u pezullua në 2021, për t'u rikthyer nëntorin e kaluar./Zëri.ai