Bota

'Dua të kryej një vrasje masive', si autori e PARALAJMËROI tragjedinë me 15 viktima në Pragë

Dhjetë ditë përpara se të ndërmerte aktin ekstrem ai kishte postuar një mesazh në “Telegram”, ku tregonte se kishte dëshirë të kryente një vrasje massive në një shkollë.

E.K
'Dua të kryej një vrasje masive', si autori e
David Kozak

PRAGË- Sulmi terrorist me të paktën 15 viktima në Fakultetin e Arteve në Pragë, është kronikë e një ngjarje të paralajmëruar nga vetë autori i sulmit të përgjakshëm David Kozak. Dhjetë ditë përpara se të ndërmerte aktin ekstrem ai kishte postuar një mesazh në “Telegram”, ku tregonte se kishte dëshirë të kryente një vrasje massive në një shkollë. Për këtë, ai ishte frymëzuar Alina Afanaskina, e cila pak javë më parë, në rajonin Bryansk të Rusisë kreu një akt të ngjashëm në klasën e saj, ku qëlloi drejt shokëve.

Mesazhi i David Kozak:

“Më lejoni të prezantoj veten time. Unë jam Davidi. Dua të bëj vrasje në shkollë, dhe mundësisht vetëvrasje. Alina Afanaskina më ka ndihmuar shumë. Gjithmonë kam dashur të kryej vrasje, mendoja se do të bëhesha një maniak në të ardhmen. Më pas kur Ilnas qëlloi, kuptova se ishte më shumë e vlefshme të bëja vrasje masive sesa vrasje seriale. Unë u ula… prita… ëndërrova… desha… por Alina u në pika ime e fundit. Ishte sikur ajo erdhi në ndihmë për mua nga parajsa në kohën e duhur".

'Dua të kryej një vrasje masive', si autori e
Mesazhet
'Dua të kryej një vrasje masive', si autori e
Mesazhet
'Dua të kryej një vrasje masive', si autori e
Mesazhet
'Dua të kryej një vrasje masive', si autori e
Mesazhet
'Dua të kryej një vrasje masive', si autori e
Mesazhet

Ngjarja e rëndë u regjistrua pasditën e kësaj të enjteje. Autori David Kozak, i cili mbante në duar një sniper, qëlloi mbi studentët e Universitetit të Pragës duke lënë të vrarë të paktën 15 prej tyre dhe duke plagosur të paktën 30 të tjerë. Raportohet se autori pas sulmit është vetëvrarë. Vijojnë hetimet./ZËRI

Poll

MOS HUMB