
SHBA- Donald Trump është i pari ish-president i SHBA, që shpallet fajtor për vepra penale. Gjykata e gjeti atë fajtor në lidhje me 34 akuza për çështjen Stormy Daniels. Pas vendimit të gjykatës, që Trump e quajti të papranueshëm, ka ardhur dhe reagimi i parë nga vajza e ish-presidentit, Ivanka.
Ajo ka shpërndarë në rrjetet sociale një foto kur ajo ishte një fëmijë në krahët e të atit. “Të dua babi” ka shkruar Ivanka, një mesazh i qartë ky se ajo e mbështet babain e saj në këtë rast.

Donald Trump u bë ish-presidenti i parë që u dënua për vepra penale të enjten pasi një juri në Nju Jorkut e shpalli atë fajtor për falsifikimin e dokumenteve për të fshehur një pagesë në këmbim të heshtjes së një aktoreje të filmave pornografikë, përpara zgjedhjeve të 2016-ës.
Sipas urdhrit të gjykatës, Trump u përpoq të blinte heshtjen e Daniels në mënyrë që ajo të mos fliste publikisht për marrëdhënien që kishte pasur me të më herët, para zgjedhjeve të vitit 2016./ZËRI