
UASHINGTON- Avioni me të cilin po udhëtonte ish-presidenti amerikan Donald Trump ka bërë ulje emergjente. Sipas personelit të aeroportit Billings, ulja është bërë për shkak të një problemi teknik që ka ndodhur.
“Avioni i ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka bërë ulje emergjente për shkak të një problemi teknik,”- ka bërë të ditur stafi i aeroportit Billings.
Donald Trump hipi në një avion privat për të shkuar në Montana, që ishte destinacioni i tij fillestar. Ish-presidenti amerikan pritej të merrte pjesë në një tubim në Bozeman për të mbështetur kandidatin republikan të Senatit të SHBA, Tim Sheehy në garën e tij kundër demokratit Jon Tester./ZËRI