Bota

“Dita e Çlirimit”/ Trump i hapur për negociata: Mund t’i heq tarifat, por…

Ai përsëriti edhe një herë qëndrimin se vendet e tjera kanë përfituar prej kohësh nga SHBA-ja dhe dëshiron që kjo të marrë fund.

I.F
“Dita e Çlirimit”/ Trump i hapur për negociata: Mund
Donald Trump

SHBA- Tarifat e presidentit amerikan, Donald Trump kanë tronditur botën, megjithëse ai ka lënë të kuptohet se është i hapur për negociata me vendet e tjera. Trump, teksa foli për gazetarët në Air Force One la të kuptohet se nëse vendet e tarifuara do të kenë diçka “të jashtëzakonshme” për të ofruar në këmbim, do të hiqen tarifat ndaj tyre. Ai përsëriti edhe një herë qëndrimin se vendet e tjera kanë përfituar prej kohësh nga SHBA-ja dhe dëshiron që kjo të marrë fund.

“Tarifat na japin një fuqi të madhe për të negociuar. Çdo vend na ka telefonuar”, u shpreh presidenti amerikan.

Njoftimi i Trumpit për vendosjen e tarifave ndaj importeve nga të gjitha shtetet e botës më 2 prill tronditi tregjet globale të aksioneve. Kanadaja dhe Meksika janë përjashtuar nga tarifat më të fundit të Trumpit, pasi ato janë ende subjekt i një tarife prej 25 për qind, që u vendos lidhur me krizën e fentanilit në SHBA.

Trump ka përjashtuar nga tarifat e reja mallrat që janë subjekt i tarifave të veçanta prej 25 për qind për arsye të sigurisë kombëtare. Këtu hyjnë çeliku dhe alumini, makinat, kamionët dhe pjesët për automjete. Administrata amerikane publikoi gjithashtu një listë me mbi 1.000 kategori produktesh që janë përjashtuar nga tarifat e reja. Këtu përfshihen nafta e papërpunuar, produktet e naftës dhe importe të tjera të energjisë, barnat farmaceutike, uraniumi, titani, lëndë drusore, gjysmëpërçuesit dhe bakri./ZËRI

Poll

MOS HUMB