
Çfarë dimë deri më tani për luftën që po zhvillohet mes Izraelit dhe Palestinës? Kjo është një ripërmbledhje e shkurtër e ditës së sotme, e 22-ta e luftës!
- Ushtria izraelite ka sinjalizuar një spital në Gaza të evakuohet. Ky lajm e ka shqetësuar Organizatën Botërore të Shëndetësisë
- Shefi i OBSH-së, Dr.Tedros Ghebreyesus tha në një postim në rrjetet sociale se ishte "e pamundur" të evakuoheshin pacientët nga spitali Al-Quds pa i vënë ata në rrezik.
- Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze që punon në spital iu përgjigj thirrjeve me një deklaratë video duke thënë: Evakuimi i tyre do të thotë t'i vrasësh.
- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres përsëriti thirrjen e tij për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza gjatë një udhëtimi në Nepal. Ai gjithashtu dënoi sulmet e kryera nga Hamasi më 7 tetor.
- 10 kamionë që transportonin ndihma nga Egjipti janë lejuar në Gaza
- Njerëzit që kanë miqtë dhe familjet në Gaza filluan të dëgjojnë përsëri për ta, pas një ndërprerjeje komunikimi që zgjati për rreth 30 orë./Zëri.ai