Bota

Dinari serb/ 7 takime pa rezultat në Bruksel, Bislimi i 'mbyll derën' dialogut! BE e 'zhgënjyer'

Pas dështimit të takimit ka reaguar dhe Bashkimi Evropian. BE shprehet se Kosova e Serbia s’kanë gatishmëri për të bërë kompromise për të arritur dakordim për çështjen e pagesave cash në Kosovë.

E.K
Dinari serb/ 7 takime pa rezultat në Bruksel, Bislimi i 'mbyll
Besnik Bislimi, Petar Petkoviç dhe Miroslav Lajçak

KOSOVË- Kryenegociatori i Kosovës për dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, e ka cilësuar si të dështuar takimin në Bruksel për dinarin. Gjatë një konference për mediat, Bislimi tha se pala serbe erdhi me propozime të reja për çështjen, e jo me përgjigje. Po ashtu, Bislimi, i “mbylli derën”, mundësive të reja për dialog, në lidhje me dinarin serb.

Besnik Bislimi: Në komentet tona, ne kemi parë se në cilat pika mund të bëjmë kompromise për propozimin e Lajçakut. Te komentet e palës serbe kemi parë tendencë që në shumë pika të largohen nga ai. Kjo e dëshmon atë që e kemi thënë shumë herë më parë: për Serbinë kjo çështje nuk përbën kurrfarë urgjence, primare për të është të mos lejojë zgjidhje për këtë çështje.

Ai i bëri këto deklarata pas një takimi trepalësh mes tij dhe kryenegociatorit të Serbisë, Petar Petkoviç, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Ky ishte takimi i shtatë që palët zhvillojnë, por të gjithë kanë përfunduar pa zgjidhje.

Pas dështimit të takimit ka reaguar dhe Bashkimi Evropian. BE shprehet se Kosova e Serbia s’kanë gatishmëri për të bërë kompromise për të arritur dakordim për çështjen e pagesave cash në Kosovë.

BE: Përpjekjet janë bërë për të siguruar një zgjidhje e përkohshme e qëndrueshme për njerëzit më të prekur nga Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës për operimet cash.Dialogu i zhvilluar në Bruksel mes datave 28 shkurt dhe 15 maj ka përfshirë disa takime ku të dyja palët kanë ekspozuar qëndrimet e tyre dhe kanë kërkuar mundësi bashkëpunimi.

Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) sipas së cilës euroja është valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa të gatshme në Kosovë, duke e përjashtuar kështu në mënyrë automatike përdorimin e dinarit hyri në fuqi më 1 shkurt pavarësisht thirrjeve të komunitetit ndërkombëtare që të shtyhet zbatimi i saj. Autoritetet e Beogradit thanë se zbatimi i rregullores po kërcënon mbijetesën e komunitetit serb në Kosovë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kritikuan ashpër për këtë çështje qeverinë e Kosovës duke vënë në pikëpyetje partneritetin me SHBA-në./ZËRI

Poll

MOS HUMB