Bota

'Digjet' Koreja e Jugut, 24 viktima dhe 26 të plagosur nga zjarret vdekjeprurëse

Mijëra zjarrfikës dhe rreth 5000 personel ushtarak janë vendosur për të kontrolluar flakët e shumta

F.I
'Digjet' Koreja e Jugut, 24 viktima dhe 26 të plagosur nga
PAMJET NGA NGJARJA

KOREJA E JUGUT-Të paktën 24 persona kanë humbur jetën dhe 26 të tjerë janë lënduar pas zjarreve që kanë përfshirë pyjet e rajonit juglindor të Koresë së Jugut. 

Zjarret filluan në qarkun Sancheong të premten pasdite dhe më vonë u përhapën në qarkun Uiseong. Të nxitur nga erërat e forta dhe të thata, zjarret po përparojnë në qarqet fqinje të Andong, Cheongsong, Yeongyang dhe Yeongdeok, njoftoi agjencia e lajmeve Yonhap.

Rreth 42,000 hektarë pyje janë shkatërruar gjithashtu, duke i bërë zjarret të tretat më të mëdhenj në historinë e Koresë së Jugut për sa i përket sipërfaqes. Zjarret në qytetin Uiseong dogjën tempullin Gounsa, i ndërtuar në vitin 618 pas Krishtit, i cili ishte një nga tempujt më të mëdhenj në provincë.

Mijëra zjarrfikës dhe rreth 5000 personel ushtarak janë vendosur për të kontrolluar flakët e shumta, si dhe janë bashkuar helikopterë nga ushtria amerikane e vendosur në Kore./ZËRI

Poll

MOS HUMB