Bota

Katër vrasje në 3 ditë! Kurti: Vendi është tronditur, të vihet drejtësi e të parandalohen raste të tjera

Kurti ka reaguar ndaj ngjarjeve në mbledhjen e sotme të Qeverisë, duke theksuar se duhet analizë e veprim institucional për hetimet.

F.I
Katër vrasje në 3 ditë! Kurti: Vendi është tronditur,
Albin Kurti

KOSOVË-Në tre ditët e fundit, katër viktima janë shënuar nga vrasje me armë zjarri në Kosovë. Kryeministri Albin Kurti ka reaguar ndaj ngjarjeve në mbledhjen e sotme të Qeverisë, duke theksuar se duhet analizë e veprim institucional për hetimet.

Kurti, ka ftuar organet e rendit dhe drejtësisë që të trajtojnë me seriozitet shkaqet, rrethanat dhe “dhe predispozitat e autorëve”, në mënyrë që të vihet drejtësi për vrasjet e ndodhura ditëve të fundit në Kosovë dhe të parandalohen raste të tilla.

Albin Kurti: Dua të ndaj brengën e njëjtë me të gjithë ju në lidhje me katër vrasjet e regjistruara në tri ditët e fundit. Ftoj organet e rendit, hetuesisë që të trajtojnë me seriozitetin më të lartë shkaqet, rrethanat dhe predispozitat e dorasëve në mënyrë që edhe të vihet edhe drejtësi edhe të parandalohen akte të tilla. Vrasja është akti më i rëndë njeriu-njeriut, ajo asnjëherë nuk guxon të normalizohet. Vrasja është jo vetëm vrasje e njeriut, por edhe e shoqërisë në të cilën ai bënte pjesë, pra shoqërisë sonë. Gjithë vendi është tronditur dhe lënduar nga kjo seri e vrasjeve që duhet të ndalohet, ndalet, dënohet. Duhet natyrisht analizë e kujdesshme profesionale, veprim i menjëhershëm institucional, reflektim shoqëror që adreson dhunën që kemi parë në këto ditët e fundit. Kjo është thirrje për të gjithë ne. Edhe për faktin që këto vrasje ndodhën pikërisht në javën kur shënojmë 26-vjetorin e bombardimeve të NATO-s në Kosovë për ta ndalë gjenocidin e Serbisë dhe përkujtojmë masakrat e njëpasnjëshme të aparatit shtetëror të Serbisë që synonte shfarosjen e popullit shqiptar.

Vrasja e parë u shënua më 23 mars, ku u vra me armë zjarri 19-vjeçar, Ardit Zymeri. Autori Bleon Dibrani, një bashkëmoshatar i viktimës, ka pranuar në polici se e kreu ai krimin e rëndë. Në ditë më vonë më 24 mars, Nexhmije Haradini, u vra me armë zjarri nga pronari i furrës së bukës ku ajo punonte. Pasi ekzekutoi 42-vjeçaren, Arsim Morina, 58 vjeç, vrau edhe veten. Viktima e katërt do të shënohej mbrëmjen e djeshme në Prishtinë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri mbeti i vrarë Naser Gashi dhe u plagos Miftar Miftari./ZËRI

Poll

MOS HUMB