
KOSOVË- Dy makina me targa serbe janë gjetur të djegura në Mitrovicë të Veriut. Bëhet fjalë për një mjet të tipit Skoda Octavia dhe një Mercedes C Class. Zv. drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani ka thënë për mediat kosovare se aktualisht s’ka të dyshuar dhe se askush nuk është vënë në pranga. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikësit që kanë shuar flakët, por mjetet janë shkrumbuar.
“Sot me date 01.06.2024 rreth orës 02:25 në rrugën Kral Petri – Veri Mitrovice veturën e tipit Skoda Octavia ngjyre e kuqe me targa Serbe ishte përfshirë komplet nga zjarri dhe ky zjarr e ka kapluar edhe veturën e tipit Mercedes C clas ngjyre e zeze me targa Serbe. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikëset që e kanë lokalizuar zjarrin, eksperti i zjarrit dhe hetuesi kujdestar ku e ka njoftuar Prokurorin Kujdestar i cili ka udhëzuar që rasti te iniciohet “zjarrëvënie”.Të dyshuar për momentin nuk ka,”- tha Elshani.