
MEKSIKË- Një shaka ka bërë që ambasadori britanik në Meksikë të shkarkohet nga detyra më herët këtë vit. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, ambasadori Jon Benjamin shihet teksa i drejton automatikun një punonjësi të ambasadës. Ky i fundit nuk e ka kuptuar dhe shihet i habitur e i frikësuar nga ajo që po shihte.
Sipas medieve britanike, gjithçka ndodhi teksa ambasadori ishte në një vizitë zyrtare në qytetet Durango dhe Sinaloa, qytete të njohura për influencën e karteleve të kokainës.
Sipas raportimeve, arma ka qenë e një prej shoqëruesve, ndërsa vetë ambasadori ishte duke bërë shaka.
@AristeguiOnline @Pajaropolitico @guardian @UKFCP_ @ByDonkeys @TheSun @DailyMirror pic.twitter.com/L7PIIANnpt
— Subdiplomatic (@subdiplomatic) May 27, 2024
Benjamin ishte emëruar në Meksikë në vitin 2021.