Bota

Dezertoi me helikopter nga fronti në Ukrainë, gjendet i vrarë në Spanjë piloti rus

Kuzminov kishte kaluar mbi linjat e frontit me helikopterin ushtarak Mi-8 dhe raportohet se kishte dezertuar te pala ukrainase. 

a.l
Dezertoi me helikopter nga fronti në Ukrainë, gjendet i vrarë
Maksim Kuminov

RUSI- Një pilot rus i identifikuar me emrin Maksim Kuzminov është gjendur i vrarë në Spanjë. Mediat e huaja raportojnë se trupi i pajetë i tij është gjendur në 13 shkurt në një garazh nëntokësor, ku ishte ulur me helikopterin e tij Mi-8.  Kuzminov kishte kaluar mbi linjat e frontit me helikopterin ushtarak dhe raportohet se kishte dezertuar te pala ukrainase. 

“Ky tradhtar e kriminel u kthye në një kufomë morale kur planifikoi krimet e tij të tmerrshme”, tha Sergei Naryshkin, për mediat kur u pyet për Maksim Kuzminov.

“Në Rusi e kemi zakon të mos flasim keq për të vdekurit, ose të mos flasim fare,” shtoi Naryshkin.

Ngjarja është në hetim nga pala ruse.

 

Poll

MOS HUMB