Bota

DETAJI- Aeroplani special i qeverisë gjermane solli emisarët në Prishtinë

Jorn Rohde ka bërë me dije se emisarët erdhën në Prishtinë me aeroplanin e qeverisë gjermane përmes një fotografie që e publikoi në rrjetet e tij sociale.

k.m.
DETAJI- Aeroplani special i qeverisë gjermane solli emisarët në
Avioni

PRISHTINË- Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka zbuluar detaje nga takimi që kanë bërë në Prishtinë zyrtarët e lartë të Bashkimit Europian dhe i dërguari i SHBA për rajonin, Gabriel Escobar. Rohde ka bërë me dije se emisarët erdhën në Prishtinë me aeroplanin e qeverisë gjermane përmes një fotografie që e publikoi në rrjetet e tij sociale.

“Takimi i sotëm i emisarit Lajçak dhe katër të tjerëve nga Gjermania, Franca, SHBA dhe Italia bashkë me kryeministrin Albin Kurti nënvizon përkushtimin e palodhshëm të BE-së, Gjermanisë, Francës, SHBA-së e Italisë për një zgjidhje të qëndrueshme dhe në këtë mënyrë për të përshpejtuar integrimin e plotë të Kosovës në familjen euroatlantike,”- ka shkruar Rohde.

Përveç përfaqësuesit special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe çështjeve të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak. Të pranishëm në takim ishin edhe: zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së dhe të dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, këshilltarë për çështje të jashtme dhe politikës së sigurisë Presidentit të Republikës së Francës dhe kancelarit të Republikës Federale të Gjermanisë, Emanuel Bonn dhe Jens Plettner, dhe këshilltarit diplomatik të Kryeministrit të Republikës së Italisë, Francesco Talo. Tashmë ngelet të zbradhet se çfarë propozimi ishte ai që u shkoi sot në tavolinë Kurtit dhe Vuçiçit. Vetë Lajçak foli për një plan, por nuk dha asnjë detaj tjetër për mediat. Po ashtu, paralajmëroi se sulmi i 24 shtatorit në Banjskë do të hetohej./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB