
BEOGRAD- Presidenti Aleksandër Vuçiç u takua sot me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe çështjeve të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak. Të pranishëm në takim ishin edhe: zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së dhe të dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, këshilltarë për çështje të jashtme dhe politikës së sigurisë Presidentit të Republikës së Francës dhe kancelarit të Republikës Federale të Gjermanisë, Emanuel Bonn dhe Jens Plettner, dhe këshilltarit diplomatik të Kryeministrit të Republikës së Italisë, Francesco Talo.
Pas takimit, presidenti serb tha se biseda me “pesëshen e madhe” ka qenë e vështirë.
"Ishte një takim i vështirë me pesëshen. Besoj se në periudhën e ardhshme do të gjejmë një rrugëdalje nga kriza. Në ditët në vijim pres takime të rëndësishme në Bruksel,"- ka shkruar presidenti i Serbisë pas takimit në llogarinë e tij në Instagram.
Pas takimit, Lajçak foli shkurt para gazetarëve dhe tha se tema e vizitës ishte se si të arrihet progres në zbatimin e marrëveshjes për normalizim dhe deeskalim të situatës mes dy vendeve. Vështirësinë e takimit, Vuçiç e parapriu që në mëngjes pasi u shpreh se sot mund të jetë dita më e vështirë për të dhe për vendin e tij.
“Nuk kam fjetur natën për shkak të kësaj, nuk e di nëse do të bërtas apo do të qaj nga dhimbja. Por mund t’ju them se do të kërkojmë një rrugë dhe do t’ia dalim ta ruajmë Serbinë. Mund t’ju premtoj se nuk do të luftoj për të shpëtuar veten, por do të luftoj me gjithë zemër për të shpëtuar vendin, sado të fuqishëm dhe të fortë të jenë ata. Gjithashtu do ta mbroj Kosovën dhe njerëzit tanë atje,”- tha Vuçiç para takimit.
Tashmë ngelet të zbradhet se çfarë propozimi ishte ai që u shkoi sot në tavolinë Kurtit dhe Vuçiçit. Vetë Lajçak foli për një plan, por nuk dha asnjë detaj tjetër për mediat. Po ashtu, paralajmëroi se sulmi i 24 shtatorit në Banjskë do të hetohej./Zëri.ai