
SHBA- Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë me dije se po heton një "mashtrues", i cili përdori inteligjencën artificiale për të imituar Sekretarin e Shtetit Marco Rubio dhe për të kontaktuar tre ministra të jashtëm. "I panjohuri" dyshohet se ka përdorur një zë të gjeneruar të Rubios për të kontaktuar zyrtarët nëpërmjet aplikacionit të mesazheve "Signal". Detajet janë bërë me dije nga një kabllogrami të Departamentit të Shtetit të siguruar nga partneri amerikan i BBC-së, CBS News. Në kabllogram thuhej se personi kishte kontaktuar të paktën pesë individë, përfshirë ministrat e jashtëm, një guvernator të SHBA-së dhe një anëtar të Kongresit amerikan.
Incidenti u zbulua për herë të parë në kabllogramin e Departamentit të Shtetit që mbante datën 3 korrik dhe u dërgua në "të gjitha postet diplomatike dhe konsullore". Në kabllogram thuhej se një llogari e rreme 'Signal' ishte krijuar në mesin e qershorit me emrin "[email protected]".
Kabllogrami nuk identifikoi individët që u kontaktuan ose detajet se çfarë u tha "tha zëri i Rubios", i gjeneruar nga inteligjenca artificiale.
“Nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë kibernetik për departamentin nga kjo fushatë, por informacioni i ndarë me një palë të tretë mund të ekspozohet nëse individët e synuar kompromentohen,”- thuhet në kabllogram. Në një deklaratë, Departamenti i Shtetit tha se po heton çështjen. Ai shtoi se "vazhdimisht po ndërmerr hapa për të përmirësuar qëndrimin e departamentit në sigurinë kibernetike për të parandaluar incidente të ardhshme".
Incidenti u raportua për herë të parë nga Washington Post. Gazeta raportoi se autoritetet amerikane nuk e dinë se kush qëndronte pas imitimeve, por ato besojnë se qëllimi i personit ishte të manipulonte zyrtarë të fuqishëm qeveritarë për të fituar akses në informacione. Associated Press raportoi, duke cituar një zyrtar amerikan i cili foli në mënyrë anonime, se mashtrimet ishin të pasuksesshme dhe "jo shumë të sofistikuara".
Sekretari i Shtetit Rubio nuk e ka komentuar për incidentin.
Teknologjia e inteligjencës artificiale është përdorur edhe në të kaluarën për të imituar politikanët amerikanë. Vitin e kaluar, një telefonatë e rreme që pretendonte se ishte nga ish-Presidenti Joe Biden u bënte thirrje votuesve të mos merrnin pjesë në zgjedhjet paraprake të New Hampshire përpara zgjedhjeve të vitit 2024 në SHBA./ZËRI