
MINSK- Departamenti e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë dënuar zgjedhjet parlamentare dhe vendore që u mbajtën në Bjellorusi. Zëdhënësi i Departamentit Mathew Miller përmes një deklarate zyrtare, tha: Zgjedhjet u mbajtën nën frikë dhe asnjë proces zgjedhor që zhvillohet në një klimë të tillë nuk mund të cilësohet demokratik.
Zgjedhjet e 25 shkurtit pritet ta përforcojnë pozitën e liderit autoritar të vendit, Aleksandër Lukashenko. Vetëm katër parti, të cilat i mbështesin politikat e Lukashenkos, u lejuan të regjistrohen zyrtarisht për të garuar në këto zgjedhje: Belaya Rus, Partia Komuniste, Partia Liberal-Demokrate, si dhe Partia e Punës dhe e Drejtësisë. Rreth dhjetëra partive të tjera nuk iu pranua kërkesa për t’u regjistruar vitin e kaluar.
Liderja opozitare bjelloruse, Svyatlanta Tsikhanouskaya, e cila tha se iu vodh fitorja kundër Lukashenkas në zgjedhjet e vitit 2020, i ka përshkruar edhe këto zgjedhje si “farsë” dhe ka bërë thirrje për bojkotimin e tyre. Kjo është hera e parë që mbahen zgjedhjet e përgjithshme në Bjellorusi prej zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, kur Lukashenka e mori mandatin e gjashtë.
Pas procesit të votimit, Lukashenko u tha gazetarëve pasi votoi se e ka ndër mend të garojë për president përsëri më 2025. Ai e ka drejtuar Bjellorusinë me dorë të hekurt prej thuajse tre dekadash./ZËRI