Bota

Cilat janë shtetet më të lumtura të Amerikës?

Sipas profesores së psikologjisë Miriam Liss, me rritjen e pasurisë nuk rritet lumturia, duke hedhur poshtë “teorinë” klishe që paratë të bëjnë të lumtur.

E.K
Cilat janë shtetet më të lumtura të Amerikës?
Nju Jork

SHBA- Paratë mund të mos blejnë lumturinë, por një analizë e re e shteteve më të lumtura dhe më të palumtura në Amerikë sugjeron se mungesa e parave mund të kontribuojë në gjendjen shpirtërore të një personi. Sipas profesores së psikologjisë Miriam Liss, me rritjen e pasurisë nuk rritet lumturia, duke hedhur poshtë “teorinë” klishe që paratë të bëjnë të lumtur.

“Me rritjen e pasurisë nuk rritet lumturia e një njeriut, por përjetimi i varfërisë sigurisht që të bën të pakënaqur”, thotë Liss.

Pasiguria financiare i vështirëson përpjekjet për të siguruar nevojat bazë për strehim, ushqim, veshje, siguri, kujdes shëndetësor dhe transport, duke shkaktuar pakënaqësi, shton ajo. Por si paraqitet shkalla e e lumturinë në 50 shtetet, e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një studim WalletHub, na jep më shumë detaje.

WalletHub shqyrtoi tre faktorë kryesorë për të matur shkallën e lumturisë: mirëqenien emocionale dhe fizike, mjedisin e punës, komunitetin dhe mjedisin. Juta, Havai, Merilendi, Minesota dhe Nju Xhersi janë shtetet më të lumtura, sipas analizës, raporton VOA.

Profesorja Liss mendon se është e kuptueshme që Juta renditet si shteti më i lumtur, ku rreth 60 për qind e popullsisë së saj janë të besimit mormon.

“Unë nuk jam e befasuar nga kjo, sepse mendoj se ka një lidhje midis përkatësisë fetare dhe lumturisë”, thotë profesorja Liss.

“Dhe kjo është kryesisht për shkak të komunitetit dhe lidhjes që njerëzit përjetojnë nëse ndihen të pranuar dhe të dashur nga komuniteti që i rrethon.”

Kompania ËalletHub thotë se shtetet më të palumtura janë Arkansasi, Kentaki, Luiziana, Tenesi dhe Virxhinia Perëndimore.

“Kjo nuk me befason sepse këto janë shtete të varfra”, thotë profesorja Liss.

Ajo shton se për të qenë i lumtur, një person duhet të ketë një ndjenjë autonomie, të ndihet i aftë dhe të ketë marrëdhënie të mira dhe domethënëse me të tjerët.

“Duhet të kesh para të mjaftueshme për të qenë i sigurt dhe në gjendje për të përmbushur nevojat themelore për strehim dhe siguri”, thotë profesorja Liss.

“Por gjithashtu ke nevojat psikologjike të kohës për të ndërtuar marrëdhënie, dhe të kesh aftësinë për të kryer detyrimet në një vend pune kuptimplotë dhe jo të punosh në një vend që e urren vetëm për të qenë në gjendje të paguash faturat dhe të kesh aftësinë për të pasur njëfarë autonomie dhe fleksibiliteti mbi mënyrën se si e kalon ditën”.

Analiza zbuloi se vetëm gjysma e amerikanëve ndihen “shumë të kënaqur” me jetën e tyre personale. Liss thotë se ka një faktor gjenetik të lumturisë që njerëzit nuk mund ta ndryshojnë, por se pjesa më e madhe e lumturisë, rreth 40 përqind, ndikohet nga përfshirja në ato që ajo i quan aktivitete “përmbushëse”.

“Nëse jemi në gjendje të shijojmë momentin dhe të përjetojmë kënaqësi kur hamë, nëse arrijmë të shijojmë momentin kur jemi në një vend të bukur, kjo rrit kujdesin ndaj vetvetes,” thotë ajo./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB