Bota

CEO i Facebook, Mark Zuckerberg: Biden ushtroi presion për të censuruar informacionet rreth Covid-19 gjatë pandemisë

Zuckerberg tha se kompania e tij ishte nën "presion" për të "censuruar" përmbajtjen dhe se kompania do të tërhiqej nëse do të përballej përsëri me kërkesa të tilla.

M.M
CEO i Facebook, Mark Zuckerberg: Biden ushtroi presion për të
Mark Zuckerberg dhe Joe Biden

SHBA- Mark Zuckerberg, CEO i kompanisë META, është shprehur se administrata e Biden ka ushtruar presion ndaj kompanisë për të "censuruar" informacionet rreth COVID-19 gjatë pandemisë raporton Reuters.

Në një letër të datës 26 gusht, Zuckerberg i tha Komisionit Gjyqësor të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA se i vinte keq që nuk foli më herët për këtë presion, si dhe për vendimet e tjera që kishte marrë si pronar i Facebook, Instagram dhe WhatsApp rreth heqjes së përmbajtjeve të caktuara.

Në korrik 2021, presidenti Joe Biden tha se platformat e mediave sociale si Facebook "po vrasin njerëz" me anë të postimeve e dezinformatave në lidhje me vaksinat e koronavirusit. Facebook tha në atë kohë se po ndërmerrte "hapa agresivë" për të luftuar një dezinformim të tillë. Administrata e Bidenit në fund e zbuti kritikën e saj , edhe pse thashethemet për vaksinat vazhduan të përhapeshin në mediat sociale.

Zuckerberg tha se kompania e tij ishte nën "presion" për të "censuruar" përmbajtjen dhe se kompania do të tërhiqej nëse do të përballej përsëri me kërkesa të tilla.

“Në vitin 2021, zyrtarë të lartë të administratës së Bidenit, përfshirë Shtëpinë e Bardhë, u bënë presion të përsëritur ekipeve tona për muaj të tërë për të censuruar disa përmbajtje rreth COVID-19, duke përfshirë humorin dhe satirën, dhe shprehën shumë zhgënjim ndaj ekipeve tona kur nuk ramë dakord. Unë besoj se presioni i qeverisë ishte i gabuar dhe më vjen keq që nuk ishim më të hapur për këtë. Gjithashtu mendoj se kemi bërë disa zgjedhje që, me përfitimin e informacionit të ri, nuk do t'i bënim sot."

Shtëpia e Bardhë tha në një deklaratë se administrata inkurajoi veprime të përgjegjshme për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë publike gjatë përballjes me pandeminë vdekjeprurëse./ ZËRI

Poll

MOS HUMB