
UASHINGTON- Pronari i X, Elon Musk, ka dalë në mbrojtje të themeluesit të aplikacionit të diskutueshëm të mesazheve Telegram. Ai bëri thirrje publike që 39-vjeçari të lirohet nga paraburgimi në Francë, ku po mbahet.
Pavel Durov u arrestua në pistën e aeroportit Le Bourget të Parisit menjëherë pasi avioni i tij privat u ul të shtunën. Lajmi se ai është në duart e autoriteteve franceze shkaktoi një debat intensiv se deri ku qëndrojnë kufijtë e mbrojtjes së fjalës së lirë dhe ku fillon sundimi i ligjit.
Durov po mbahet në Francë fillimisht pa akuza formale, por autoritetet mund të akuzojnë themeluesin e Telegram-it për dështimin për të kontrolluar përmbajtjen dhe tregtinë e paligjshme të kryer përmes Telegram.
Aplikacioni X, i Musk është gjithashtu në pikëpyetje të politikëbërësve evropianë, me Komisionin e BE-së së fundmi që i bënë vazhdimisht thirrje se po dështon në respektimin e Aktit të Shërbimeve Dixhitale që kërkon që pronarët e platformave të mëdha të ndalojnë sistematikisht përmbajtjen e rreme që shpërndahen.
Sipërmarrësi, i cili është gjithashtu CEO i Tesla dhe SpaceX, i bëri thirrje Francës që të "lirojë Pavel", duke paralajmëruar se arrestimi i tij po jep sinjale kërcënuese për demokracinë.
“Është viti 2030 në Evropë dhe ju jeni duke u burgosur pasi pëlqyet një meme”, tha Musk.
POV: It’s 2030 in Europe and you’re being executed for liking a meme https://t.co/OkZ6YS3u2P
— Elon Musk (@elonmusk) August 24, 2024
Pavel Durov me origjinë ruse, thuhet se u arrestua për shkak të refuzimit të tij për të bashkëpunuar me autoritetet franceze, të cilët pretendojnë se ai është bashkëpunëtor në trafikun e drogës dhe krimeve të tjera të rënda.
Musk gjithnjë e më shumë e shfaq veten si dikush që përpiqet të frenojë një valë në rritje të censurës dhe ndalimit të qeverisë. Pronari i X, në fillim të këtij muaji, ofendoi Brukselin për qasjen e tij të rreptë ndaj rregullores.
Chris Pavlovski, themeluesi i rivalit të YouTube, Rumble, përdori një gjuhë të ngjashme të rreptë pasi pretendoi se mundi të largohej "i sigurt" nga toka evropiane.
“Franca e ka kërcënuar Rumble, dhe tani ata kanë kaluar kufirin duke arrestuar themeluesin e Telegram, Pavel Durov, i cili nuk lejoi të censurohej fjala e lirë”, tha ai të dielën.
"Çfarë vjen më pas arrestimi i Elon Musk?"
Ky vit ka qenë një nga testet më të mëdha për demokracinë, me zgjedhjet e mbajtura në vendet që përbëjnë më shumë se gjysmën e popullsisë së botës.
Prandaj, zgjedhjet kanë qenë një shqetësim i madh në të gjithë spektrin politik. Rregullatorët si Komisioni i BE-së kanë qenë veçanërisht të ndjeshëm ndaj rrezikut të lajmeve të rreme që mund të përhapen menjëherë në mediat sociale si Telegram ose X ku ka pak ose aspak mbikëqyrje ose llogaridhënie.
Në një deklaratë, Telegram kundërshtoi akuzat për keqbërje dhe thyerje të rregullave duke thënë se Durov nuk kishte “asgjë për të fshehur” dhe pretendoi se qytetari i Dubait me nënshtetësi franceze udhëton rregullisht në Evropë, duke kundërshtuar nocionin se ai ishte arrestuar vetëm tani pasi më në fund shkeli në tokën e BE-së.
Nigel Farage, kreu i Partisë Populiste të Reformës në Mbretërinë e Bashkuar dhe një bashkëpunëtor i ngushtë i kandidatit republikan për president Donald Trump, pranoi se ka shumë rreziqe që po përhapen në platformat e mediave sociale si Telegram.
Telegrami u përmbahet ligjeve të BE-së, përfshirë Aktin e Shërbimeve Dixhitale, moderimi i tij është brenda standardeve të industrisë dhe po përmirësohet vazhdimisht.
Muajin e kaluar, Musk postoi një video të rreme me një zë të gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale të Kamala Harris duke e quajtur veten një punonjëse të diversitetit. Në postim ai nuk e përmendi se videoja u krijua nga Inteligjenca Artificiale, gjë që shkaktoi polemika pasi shumë e vlerësuan se ishte një shkelje e kushteve të shërbimit të tij të X kundër manipulimit të përmbajtjes për qëllime mashtrimi.
Musk më vonë ndau një histori të sajuar që supozohej se ishte shkruar nga nga gazeta e përditshme britanike The Telegraph duke raportuar se protestuesit britanikë do të deportoheshin në Ishujt Falkland, afër Argjentinës. Shefi ekzekutiv i Tesla-s e fshiu postimin, i cili mblodhi miliona shikime, vetëm pasi u thirr në komision për shpërndarje të dezinformatave.
"Propaganda nuk ka të bëjë vetëm me krijimin e lajmeve të rreme Ka të bëjë gjithashtu me fshehjen e lajmeve të vërteta", tha Musk javën e kaluar, pa iu referuar ndonjë incidenti specifik.
Drejtimi i X për Musk po kthehet në një fatkeqësi financiare për sipërmarrësin. Sipas shifrave të brendshme të kompanisë të cituara nga Neë York Times, të ardhurat e SHBA në tremujorin e dytë ranë në 114 milionë dollarë, duke përfaqësuar një rënie të madhe prej 84% krahasuar me Tëitterin para se ta merrte Musk në drejtim dy vite më parë. /ZËRI