
ITALI- Një tjetër krim brenda familjes ka tronditur Italinë. Në Cerreto d'Esi, në provincën e Ankonës, një grua 53-vjeçare, Concetta Marruocco, u godit me thikë për vdekje rreth orës 03:00 të mëngjesit nga ish-bashkëshorti i saj 55-vjeçar.
Në shtëpi në momentin e ngjarjes ndodhej një vajzë e çiftit, e mitur, të cilës dyshohet se burri i tha të lajmëronte policinë. Kur mbërriti policia, ai tregoi se ku e kishte hedhur armën e vrasjes, një thikë kuzhine. 55-vjeçari u arrestua për vrasje të rëndë me dashje. Çifti prej disa kohësh jetonin të ndarë.
Të premten në mbrëmje ai shkoi në urgjencë për shkak të një sëmundje nga e cila vuante. Pas daljes nga spitali, ai fillimisht është kthyer në shtëpi, e më pas është drejtuar në shtëpinë e gruas për sqarim. Ai ka hyrë në banesë me një set çelësash që i kishin mbetur në përdorim, rreth orës 3 të mëngjesit dhe ka sulmuar 53-vjeçaren. Fillimisht mes tyre ka pasur një debat, dhe më pas viktima është qëlluar 15 herë me thikë.
Britmat e saj kanë zgjuar vajzën që flinte në një dhomë tjetër./Zëri.ai