
RUSI- I ndërtuar në vitet 1960, Kolonia e Arktikut “Ujku Polar” është një nga burgjet më djallëzore siberiane ku kundërshtari i Vladimir Putinit, Alexei Navalny kaloi ditët e tij të fundit. Ky burg ka qenë dikur pjesë e kampeve sovjetike të punës së detyruar apo “gulagëve”. Kolonia e “Ujkut Polar” rrethohet nga male. Brenda tij, të burgosurit përballen me temperatura prej -28 gradë Celsius në muajt e ashpër të dimrit. Vera është e shkurtër dhe të vetmet që futen brenda tij janë mushkonjat. Burgu është përballur me akuza për tortura, rrahje, goditje me shkop gome dhe mbytje të të burgosurve.
Të burgosurit kalojnë pothuajse të gjithë kohën në qelitë e tyre dhe kur nxirren jashtë u vendosen qese mbi kokë, që ata të mos e perceptojnë dot strukturën e burgut dhe të mos thurin plane për arratisje. Ky burg ishte dhe vendi i fundit që pa Navalny, deri në momentin që ndërroi jetë. Zyrtarisht burgu pretendon se Navalny është ndjerë keq pas një shëtitjeje dhe ka humbur ndjenjat, por bot aka kthyer sytë tek Presidenti rus Vladimir Putin.