Bota

Rrëfimi rrëqethës i mjekëve në Gaza: Operimet pa anestezi, pacientët ulërasin për orë të tëra

Në një intervistë për mediat vendase, ata shprehen se furnizimet e kufizuara mjekësore ka bërë që shumica e të plagosurve t'i nënshtrohen operimit pa anestezi. 

a.l
Rrëfimi rrëqethës i mjekëve në Gaza: Operimet pa
Spital në Gaza

GAZA- Të plagosurit nga lufta në Gaza po trajtohen në kushte minimale në spitalet pjesërisht funksionale. Mjekët kanë rrëfyer sfidat me të cilat janë përballur në ditët më të ashpra të luftës dhe mungesës së kushteve për të operuar pacientët. Në një intervistë për mediat vendase, ata shprehen se furnizimet e kufizuara mjekësore ka bërë që shumica e të plagosurve t'i nënshtrohen operimit pa anestezi. 

“Për shkak të mungesës së ilaçeve kundër dhimbjeve, ne i lëmë pacientët të bërtasin për orë të tëra”, tha njëri për BBC.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) bën me dije se 23 spitale në Gaza nuk po funksionojnë që nga e diela, 12 prej tyre funksionojnë pjesërisht dhe një në kushte minimale. Nga ana tjetër, forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thonë se Hamasi përdor sistematikisht spitalet dhe qendrat mjekësore për aktivitetet e tij terroriste.

Shumë nga spitalet e Gazës janë të mbipopulluar dhe kanë pajisje të kufizuara, thonë punonjësit e kujdesit shëndetësor. Siç raportojnë mediat vendase, disa spitale në Gazën jugore po funksionojnë me mbi 300% të kapacitetit të tyre të shtratit.

Poll

MOS HUMB