
MAQEDONIA E VERIUT-Kthimi i nacionalistëve të VMRO-DPMNE-së në pushtet në Maqedoninë e Veriut rrezikon marrëdhëniet e vendit me Evropën dhe Greqinë dhe në të njëjtën kohë nxjerr në pah "boshllëqet" e mëdha që la pas Marrëveshja e Prespës, e cila ndonëse zgjidhi pjesërisht çështjen e emrit zyrtar, la pas fokusin e tensioneve dhe polemikave.
Gjithçka u rikthye pasi Presidentja e re e vendit, Siljanovska Davkova në ceremoninë e betimit në Kuvendin e Shkupit, e ndryshoi betimin dhe në vend që të betohet si presidente e Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke mos përmendur “Veriu”. Ajo u betua si presidente e “Republikës së Maqedonisë”, duke shkelur jo vetëm Marrëveshjen e Prespës por edhe Kushtetutën e vetë vendit të saj. Kështu shkaktoi krizën e parë me Greqinë. Betimi i saj shkaktoi një valë reagimesh jo vetëm nga Athina por edhe Baskimi Eurpoian.
Ministria e Punëve të Jashtme greke paralajmëroi se "përparimi i mëtejshëm në marrëdhëniet e saj dypalëshe me Maqedoninë e Veriut si dhe kursi evropian i kësaj të fundit varet nga zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Prespës dhe mbi të gjitha nga përdorimi i emrit kushtetues të vendit". Ministria sqaroi gjithashtu qëndrimin e qeverisë duke theksuar se “qeveria greke, pavarësisht kundërshtimeve që kishte shprehur si kundërshtim gjatë ratifikimit të marrëveshjes, e respektoi atë si një traktat ndërkombëtar të ratifikuar që ka përparësi ndaj çdo dispozite tjetër të ligjit”.
???? Ανακοίνωση Υπουργείου Εξωτερικών σχετικά με την τελετή ορκωμοσίας της Προέδρου της Βόρειας Μακεδονίας
— Υπουργείο Εξωτερικών (@GreeceMFA) May 12, 2024
???? https://t.co/gvRbhJFZJm pic.twitter.com/BpL4bbr4iq
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka shprehur irritimin e tij në lidhje me qëndrimet dhe veprimin e presidentes së re të Maqedonisë së Veriut, Gordana Silianovska, e cila u betua në emër të Maqedonisë dhe jo Maqedonisë së Veriut. Mitsotakis refuzon manipulime si ato me të cilat Silianovksa po hap mandatin e saj, së cilës ai i bën thirrje t’i kthehet detyrave të saj ligjore dhe sjelljeve që rrjedhin nga roli i saj.
"Ne deklarojmë kategorikisht se nuk do të pranojmë rrëshqitje të ngjashme. Dhe përsërisim se çdo përparim në marrëdhëniet dypalëshe, si dhe çdo hap i ndërmarrë nga Shkupi drejt Evropës, varet nga respektimi i sinqertë i marrëveshjeve, nga përdorimi i drejtë i emrit kushtetues të shtetit fqinj dhe sigurisht nga tejkalimi i sfidave’, përfundon kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.
Ndërkohë edhe Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut ka kërkuar që të respektohet Marrëveshja e Prespës me Greqinë, duke shtuar se të gjithë aktorët politikë duhet të kenë kujdes.
"Ministria e Punëve të Jashtme konfirmon vendosmërinë e fuqishme të vendit në respektimin pa mëdyshje të dispozitave kushtetuese si dhe të gjitha obligimeve të ndërmarra ndërkombëtarisht si respektimi i plotë i Marrëveshjes së Partneritetit Strategjik ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë, e njohur si Marrëveshja e Prespës. Gjatë shtatë viteve të fundit, dy vendet fqinje kanë zhvilluar një nivel jashtëzakonisht të lartë të dialogut politik, i cili ka rezultuar në një rritje të disafishtë të bashkëpunimit ekonomik dhe në ndërtimin e marrëdhënieve pozitive mes njerëzve. Këto përfitime rezultuan me anëtarësimin e vendit në NATO, hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian, si dhe përmirësimin e Partneritetit Strategjik në Dialog Strategjik me Shtetet e Bashkuara. Bëjmë thirrje për kujdes nga të gjithë aktorët politikë, veçanërisht funksionarët e zgjedhur të shtetit. Ruajtja e kursit euroatlantik të vendit përfaqëson një interes themelor strategjik dhe një garantues të sigurisë dhe stabilitetit afatgjatë të vendit,"-thuhet në reagim.
Reagimet nuk munguan as nga BE, e cila është larg dëshirës për të rihapur një çështje që ka qenë një plagë të hapur për gati tre dekada në Ballkanin Perëndimor. Kryetarja e Komisionit, Ursula von der Leyen, i bëri thirrje Maqedonisë së Veriut që të zbatojë pa dështuar Marrëveshjen e Prespës në mënyrë që të vazhdojë rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.
Përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme të BE-së shprehu “keqardhjen e BE-së" mbi faktin se presidentja e re e Maqedonisë së Veriut, Siliankofxa Dankova, nuk e përdori emrin kushtetues të vendit gjatë ceremonisë së betimit, duke shtuar se “BE rikujton rëndësinë e respektimit të plotë të marrëveshjeve ekzistuese, ligjërisht të detyrueshme, duke përfshirë Marrëveshjen e Prespës".

Kundër deklaratës ka qëndruar edhe Bullgaria. Presidenti Rumen Radev ka deklaruar se nuk pranon deklarata dhe sjellje që cenojnë Traktatin e Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit të vitit 2017 apo ndonjë traktat tjetër të nënshkruar nga Republika e Maqedonisë së Veriut. Ai tha se Maqedonia e Veriut është anëtare e NATO-s nga e cila burojnë detyrimet dhe përgjegjësitë përkatëse.
"Bullgaria në mënyrë të përsëritur dhe qartë e ka shprehur qëndrimin e saj se traktatet duhet të zbatohen. Kujtoj gjithashtu se Republika e Maqedonisë së Veriut është anëtare e NATO-s, nga e cila burojnë obligimet dhe përgjegjësitë përkatëse. Jam i bindur se perspektiva evropiane e Republikës së Maqedonisë së Veriut varet nga zbatimi i rreptë i traktateve ndërkombëtare në të cilat është palë, si dhe nga korniza negociuese e miratuar nga Këshilli Evropian në korrik 2022, e cila, për informim të institucioneve përgjegjëse në Republikën e Maqedonisë së Veriut, nuk do të rishikohen,"-u shpreh Radev.