
ITALI-Prokuroria e Milanos ka nisur ndaj Stefano Boeri një proces të dytë hetimor. Boeri akuzohet për zhvillim të paligjshëm dhe abuzim ndërtimi për projektin që ai nënshkroi dhe e quajti “Bosconavigli”. Së bashku me të, gjashtë persona të tjerë akuzohen për ndarje të paligjshme dhe abuzime me ndërtesa , duke përfshirë menaxherët e bashkisë Alberto Viaroli dhe Giovanni Oggioni.
Hetimi ka nisur më shkurt të 2024 ndaj projektit realizuar nga Stefano Boeri "Bosconovigli", me vlerë 60 milionë euro. Bosconavigli, i cili e ka marrë emrin nga ajo që tani është tipari dallues i arkitekturës së Boerit në botë, Bosco verticale, është pothuajse i përfunduar tani dhe qëndron në zonën jugperëndimore të Milanos, midis zonës Tortona dhe Naviglio Grande. Boeri do të dalë në gjyq në fund të shtatorit.
Projekti u miratua në mungesë të një plani zbatimi, pavarësisht tejkalimit të kufirit të lartësisë prej 25 metrash të vendosur me ligj. Ndërhyrja, pretendon prokuroria, është miratuar me leje ndërtimi të firmosur nga kryetari i bordit drejtues të kompanisë së ndërtimit Milano 5.0, Marco Nolli dhe drejtuesi i bashkisë Viaroli, drejtues i Njësisë së Marrëveshjeve. Bashkia e Milanos do të kishte “pësuar” një “dëm” ekonomik që është vlerësuar në mbi 5.5 milionë euro.
Një javë më parë arkitekti italian u vu nën arrest shtëpiak në dosjen "BEIC" mbi projektin e ndërtimit të Bibliotekës Europiane të Informacionit e Kulturës, me vlerë 101,574 milionë euro. Akuza ndaj tij e arkitektit Ciro Zucchi është ndikim e favorizim në garën e tenderimit ku morën pjesë 44 studio ndërkombëtare e ku ata ishin anëtarë të komisionit të vlerësimit të projekteve. Ata akuzohen dhe për deklarime të rreme në deklaratën mbi papajtueshmërinë e konfliktit të interesit./ZËRI