
Tom Kraig
FRANCË- Tom Kraig, një lojtar australian i hokejt në fushë është vënë në pranga në Paris pasi është kapur duke blerë kokainë. Kraig ka marrë pjesë dhe në Lojërat Olimpike. Ai u ndalua në lagjen Pigalle dhe gjatë kontrollit nga efektivët e policisë, iu gjet sasia e kokainës. Pas prangosjes së tij, u arrestuar edhe tregtari i drogës, një djalë 17-vjeçar.
“Konfirmojmë se një anëtar i ekipit australian të hokej është në paraburgim pasi u arrestua në Paris më 6 gusht. Asnjë akuzë nuk është ngritur. AOC vazhdon të hetojë dhe të organizojë mbështetje për anëtarin e ekipit,”- njoftoi Komiteti Olimpik Australian.
Poll