Bota

Bill Gates: Brenda 10 viteve AI do të zëvendësojë shumicën e mjekëve dhe mësuesve

Gates përshkroi një të ardhme ku AI do të kryejë shumicën e detyrave që aktualisht kërkojnë aftësi të specializuara njerëzore.

F.I
Bill Gates: Brenda 10 viteve AI do të zëvendësojë
Bill Gates

SHBA-Gjatë dekadës së ardhshme, përparimet në inteligjencën artificiale do të nënkuptojnë që njerëzit nuk do të nevojiten më “për shumicën e gjërave” në botë, thotë Bill Gates. Miliarderi dhe bashkëthemeluesi i Microsoft ka parashikuar se përparimet në Inteligjencën Artificiale (AI) do të zvogëlojnë ndjeshëm rolin e njerëzve në shumë profesione, përfshirë mjekësinë dhe arsimin.

Gjatë një interviste të fundit në emisionin “The Tonight Show” me Jimmy Fallon, Gates përshkroi një të ardhme ku AI do të kryejë shumicën e detyrave që aktualisht kërkojnë aftësi të specializuara njerëzore.

“Në ditët e sotme, ekspertiza në fusha si mjekësia dhe arsimi është e rrallë, sepse kërkon një mjek ose një mësues të shkëlqyer. Por brenda 10 viteve, këshillat mjekësore dhe mësimdhënia cilësore do të jenë falas dhe të aksesueshme për të gjithë,” tha Gates.

Në një bisedë me profesorin e Harvardit, Arthur Brooks, Gates e përshkroi këtë epokë të re si “inteligjencë falas”, duke theksuar se AI do të integrohet gjithnjë e më shumë në jetën e përditshme. Ai parashikon që teknologjia të revolucionarizojë sektorë si kujdesi shëndetësor dhe arsimi, duke bërë të mundur që mësuesit dhe mjekët të zëvendësohen nga AI në shumë raste.

“Është një ndryshim i madh dhe madje paksa i frikshëm, sepse po ndodh shumë shpejt dhe pa ndonjë kufi të qartë,” tha ai.

Pavarësisht sfidave të mundshme, Gates mbetet optimist për përfitimet që AI do të sjellë, veçanërisht në trajtimin e sëmundjeve dhe aksesin universal në arsim.

Megjithatë, ai pranon se disa aktivitete do të mbeten ekskluzivisht njerëzore, si argëtimi dhe krijimtaria.

"Do të ketë gjëra që do t’i ruajmë për veten tonë," tha ai, duke shtuar se prodhimi, transporti dhe bujqësia do të jenë në të ardhmen probleme të zgjidhura nga AI.

Poll

MOS HUMB