
RUGOVË- Bora ka zbardhur sot Shqipërinë dhe Kosovën. Edhe Alpet shqiptare janë mbuluar nga dëbora sot në mëngjes.
Meteo Kosova raporton se kjo është dëbora e parë në sezonin e vjeshtës për këtë vit në Alpet Shqiptare, në Gjeravicë të Kosovës. Reshje bore janë shënuar edhe në Brezovicë.
Në rrjetet sociale janë publikuar edhe pamje të reshjeve të borës, që kanë vijuar të bien gjatë ditës së sotme. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se sot do të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu të intensitetit të nivelit mesatar deri të lartë.

IHK tha se reshjet më të dendura do bien në juglindje dhe veriperëndim të Kosovës. Temperaturat minimale në Kosovë sot pritet të jenë 6 gradë celcius, ndërsa maksimale 16 gradë.
Stuhia Ciaran ka përfshirë Europën, duke mos përjashtuar dhe Shqipërinë e Kosovën./Zëri.ai/