Bota

Ish-ministri i Jashtëm gjerman: Po përjetojmë një “deja vu” të vitit 1914

Lufta e nisur nga Vladimir Putin kundër Ukrainës ishte vetëm dominoja e parëdhe po shkakton një "polarizim të ri gjeopolitik në të cilin askush nuk do të fitojë përparësi.

k.m.
Ish-ministri i Jashtëm gjerman: Po përjetojmë një
Ish-ministri i Jashtëm gjerman, Joshka Fisher

BERLIN- "Është e vështirë të mos mendosh për vitin 1914, kur ngjarjet morën një dinamikë të pakontrollueshme dhe nxitën Luftën e Parë Botërore,"- thotë Joschka Fischer. Ish-ministri i Jashtëm gjerman, gjithmonë një vëzhgues i vëmendshëm i Lindjes së Mesme, nuk fsheh shqetësimin dhe pesimizmin e madh përballë krizës së Gazës, e cila sipas tij “po e shtyn të gjithë rajonin në prag të një konflikti të përgjithshëm”.

Lufta e nisur nga Vladimir Putin kundër Ukrainës ishte vetëm dominoja e parëdhe po shkakton një "polarizim të ri gjeopolitik në të cilin askush nuk do të fitojë përparësi. Sipas Corriere, Fischer tha se  ekziston "një paralele mbresëlënëse" midis luftës në Ukrainë dhe asaj që po zhvillohet në Rripin e Gazës: Të dyja kanë në thelb një luftë ekzistenciale për mbijetesën e një shteti.

Ish-zëvendëskancelari është i bindur se Irani luajti një rol vendimtar drejtues dhe mbështetës në sulmin brutal të Hamasit dhe se Izraeli nuk ka zgjidhje tjetër veçse të reagojë ushtarakisht, pavarësisht se kjo kushton një numër të madh jetësh njerëzish. Kjo, pretendon Fischer, ishte pikërisht rezultati që shpresonin të merrenin ata që planifikuan dhe zbatuan sulmin terrorist të 7 tetorit.

"Është një dinamikë që Perëndimi thjesht nuk mund ta pranojë,"- tha Fischer.

Dy konfliktet e mëdha nuk ndodhin nga hiçi. Kudo ka vatra të mundshme të luftës po ziejnë në Kaukaz midis Azerbajxhanit dhe Armenisë, në Ballkan midis Serbisë dhe Kosovës dhe në Afrikë.

"E fundit, por jo më pak e rëndësishme, kemi rrezikun e një përplasjeje ushtarake në Detin e Kinës dhe ngushticën e Tajvanit, e pikërisht atje, superfuqitë amerikane dhe kineze do të përfundonin të përfshira drejtpërdrejt. Përpjekjet për të ndryshuar ekuilibrin e fuqisë globale dhe për të vendosur një rend të ri ndërkombëtar nuk kanë ndodhur kurrë pa dhunë. Kjo e bën tonin e fuqive të mëdha ndaj njëra-tjetrës më agresiv dhe aq më shqetësues”.

Fischer, megjithatë, vlerëson udhëheqjen e matur dhe me përvojë"ë presidentit amerikan Joe Biden, të cilin shumë do të donin ta "tallnin" për shkak të moshës së tij, dhe pyet veten se çfarë do të ndodhte me këtë krizë në Lindjen e Mesme nëse ai nuk do të ishte në krye të Shtëpisë së Bardhë. 

"Bota do të ishte edhe më shumë e pasigurtë dhe më e rrezikshme nga sa është!"/Zëri.ai

Poll

MOS HUMB