Bota

Biden uron Kosovën: Përmbushni obligimet në dialogun me Serbinë

Presidenti amerikan Joe Biden uroi Kosovën, por shtoi se Prishtina duhet të përmbushë obligimet e saj.

D.XH
Biden uron Kosovën: Përmbushni obligimet në dialogun me
Joe Biden

SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden ka uruar Kosovën në 16-vjetorin e Pavarësisë së saj. Biden tha se SHBA dhe Kosova ndajnë një partneritet të qëndrueshëm, të forcuar nga vizioni i përbashkët për një rajon më paqësor, më të sigurt dhe më të zhvilluar.

Në një letër dërguar presidentes së vendit, Vjosa Osmani, Biden inkurajoi që Prishtina të përmbushë të gjitha obligimet që ka, në raport me dialogun Kosovë-Serbi.

“Ne vazhdojmë të mbështesim përpjekjet e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja drejt arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizim me Serbinë – një hap i rëndësishëm drejt njohjes eventuale reciproke”, tha Biden.

Disa ditë më parë, presidenti amerikan Joe Biden ka uruar Serbinë për ditën e shtetësisë. Ai ka inkurajuar Serbinë, që të bëjë hapa përpara në dialog, duke shtuar se duhet që të mendojnë edhe kompromiset, aty ku është e nevojshme./ZËRI/

Poll

MOS HUMB