Bota

Biden shfaqet i hutuar në samitin e G7, ndërhyn Meloni

Liderët e tjerë u panë në siklet, ndërsa u mblodhën rreth Biden për të realizuar foton e rastit

E.K
Biden shfaqet i hutuar në samitin e G7, ndërhyn Meloni
Joe Biden dhe Giorgia Meloni

ITALI- Gjendja fizike dhe mendore e Joe Biden, presidentit amerikan, prej kohësh nuk është në ditët më të mira, ndërsa shumë video të tij bëhen virale menjëherë në internet. Rasti më i fundit që po bën xhiron e rrjetit, është hutimi i Joe Biden, teksa ka qenë i pranishëm në samitin e G7 që u mbaj në Itali, me kryeministren Giorgia Meloni, që ishte mikpritëse e eventit.

Ndërsa liderët botërorë duartrokisnin një prezantim me parashutë, Biden është parë duke u larguar nga grupi, dhe duke biseduar me një oficer që paketonte një parashutë.

Meloni, e cila menjëherë ka vënë re situatën, e tërhoqi presidentin e SHBA në mënyrë që t’i bashkohej pjesës tjetër të grupit.

Pjesa tjetër e udhëheqësve më pas u zhvendos në mënyrë të sikletshme për t'u përqendruar rreth Bidenit për një foto. Presidenti 81 vjeçar, vuri ngadalë syzet e tij të diellit në mënyrë që të realizonte foton./ZËRI 

Poll

MOS HUMB