
SHBA- Telefonat 'Apple' konsiderohen përgjithësisht më të sigurt se Android, sepse kompania ka vite që ofron siguri dhe përmirësime të sistemit operativ në modelet më të vjetra. Megjithatë eksperti i sigurisë kibernetike ESE, Jake Moore, ka dhënë disa këshilla në lidhje me celularët iphone.
Kur Apple ndalon ofrimin e mbështetjes së sigurisë për telefonat e saj të vjetër, ajo gjithmonë informon publikun dhe përdoruesit për të në mënyrë që t'i paralajmërojë ata për rrezikun e mundshëm që i kanoset dhe në thelb i këshillon ata që të ndryshojnë telefonin.
Eksperti deklaron se me versionet e reja të sistemeve operative, një brez i vjetër i celularëve humbet mbështetjen për iOS dhe përditësimet e sigurisë. Kur versioni i paraqitur së fundmi i sistemit operativ celular Apple iOS 18 të bëhet i disponueshëm, i cili duhet të jetë në shtator, iPhone 6 dhe 6 Plus do të humbasin mbështetjen e softuerit dhe jo të gjitha modelet e vjetra të atyre pajisjeve tashmë e kanë këtë mbështetje.
"Nëse njerëzit ende përdorin telefona që nuk po marrin më përditësime, sado zhgënjyese të jetë, ata duhet të konsiderojnë zëvendësimin e tyre me pajisje më të reja, më të sigurta," shpjegon eksperti i sigurisë kibernetike ESE, Jake Moore.
Kur u pyet se çfarë të bënim me telefonat më të vjetër të Apple, për të cilët kompania nuk publikon më përditësime sigurie, Moore thotë se do të ishte më mirë të hidheshin./ZËRI