Bota

Biden do ndërtojë një mur me Meksikën, Trump: Nëse zgjidhem president, do dëboj emigrantët e paligjshëm

Donald Trump theksoi se Biden i ka vjedhur idenë e ndërtimit të murit, ndërsa shtoi se terroristët kanë hyrë tashmë në territorin amerikan

D.XH
Biden do ndërtojë një mur me Meksikën, Trump: Nëse
Trump dhe Biden

UASHINGTON - Administrata e presidentit amerikan Joe Biden do të ndërtojë një pjesë të murit kufitar në Teksasin jugor, në një përpjekje për të ndaluar rritjen e nivelit të migracionit, në kufirin me Meksikën. Rreth 20 milje (32 km) mur do ndërtohet përgjatë kufirit me Meksikën, ku zyrtarët raportojnë se një numër i madh refugjatësh po hyjnë në territorin amerikan. Ndërtimi i një muri kufitar ishte një ide politike e Donald Trump si president dhe i kundërshtuar ashpër nga demokratët. Në vitin 2020, Biden premtoi se nuk do të ndërtonte një mur, nëse bëhej president, por theu premtimin.

Në lidhje me ndërtimin e këtij muri nga Biden, ka reaguar ish-presidenti Donald Trump. Trump tha se "shumë terroristë kanë hyrë në territorin e Amerikës, së bashku me valën e madhe të emigrantëve". Trump u zotua se nëse rizgjidhet president, do të zhvillojë dëbimin më të madh të emigrantëve të paligjshëm në historinë e SHBA-ve.

Në një intervistë ekskluzive me Fox News Digital menjëherë pas njoftimit të DHS-së, ish-presidenti, i cili udhëheq me një diferencë të madhe fushatën kryesore republikane të vitit 2024, fajësoi Biden për shkaktimin e krizës në kufirin jugor. “Biden sheh se vendi ynë po pushtohet”, tha Trump. “Çfarë do të bëjë ai me 15 milionë njerëzit që janë në burgje, institucionet mendore dhe terroristët që kanë ardhur tashmë në vendin tonë?”, pyeti Trump.

Numri i personave të arrestuar në 2023 midis portave të hyrjes nga Patrulla Kufitare në kufirin jugor, të cilët janë në listën e vëzhgimit të terrorit të FBI-së, shënoi një rekord të ri këtë vit, me 151 të prangosur, krahasuar me 98 në 2022 dhe 15 në 2021. Në portet e hyrjes në kufirin verior dhe jugor janë hasur 505 persona të dyshuar për terrorizëm nga Zyra e Operacioneve në terren të Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit.

Lista e vëzhgimit, e quajtur zyrtarisht Terrorist Screening Dataset (TSDS) është baza e të dhënave e qeverisë që përmban informacione të ndjeshme mbi identitetet terroriste. Lista e vëzhgimit filloi të mbante informacione për terroristë të njohur ose të dyshuar, por ka evoluar gjatë dekadës së fundit për të përfshirë individë të tjerë që përfaqësojnë një kërcënim të mundshëm për Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë personat e njohur të individëve në listën e vëzhgimit.

Miliona emigrantë janë hasur në kufij vitet e fundit dhe republikanët e ish-zyrtarët e kufirit kanë ngritur shqetësimin për numrin e atyre që janë në listën e vëzhgimit të terrorizmit. Kishte të paktën 599 000 emigrantë të paligjshëm që i shpëtuan burgimit në 2022 dhe më shumë se 390 000 në 2021.  

Një zëdhënës i fushatës së Trump tha për Fox News Digital të mërkurën mbrëma se "Presidenti Trump ka gjithmonë të drejtë". "Kjo është arsyeja pse ai ndërtoi afër 500 milje mur të ri në kufi dhe do ta kishte përfunduar deri tani," tha zëdhënësi. "Në vend të kësaj, Joe Biden e ktheu vendin tonë në një vend që rrezikohet nga kriminelët dhe elementët terroristë”, u shpreh më tej zëdhënësi.

Muri me Meksikën po ndërtohet, pasi administrata Biden po përballet me një rritje të re të imigracionit të paligjshëm, duke pasur shifra rekord emigrantësh në kufirin jugor dhe kritika të forta politike, si nga republikanët ashtu edhe nga demokratët./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB