Bota

Betohet princesha Leonor e Spanjës! E para që drejton Forcat e Armatosura

Princesha Leonor do të drejtojë Forcat e Armatosura të vendit. Një ceremoni e veçantë ushtarake u mbajt para betimit të saj. Zyrtarë të lartë të vendit morën pjesë në ceremoninë e betimit të princeshës.

D.XH
Betohet princesha Leonor e Spanjës! E para që drejton Forcat e
Princeshe Leonora

SPANJË - Princesha e Asturias dhe trashëgimtarja e fronit të Spanjës, Leonora, u betua gjatë ditës së sotme, në një ceremoni solemne. Ajo do jetë e para princeshë, që do të drejtojë Forcat e Armatosura. Princeshë Leonora u betua të përmbushte me besnikëri detyrat e saj, të respektonte dhe zbatonte Kushtetutën dhe ligjet, të respektonte të drejtat e qytetarëve dhe komuniteteve dhe t'i qëndronte besnik mbretit.

Akti solemn u zhvillua në Kongresin e Deputetëve, pikërisht sot, kur ajo mbushi 18 vjeçe.

Betimi përpara Kushtetutës u përshëndet me duartrokitje të forta nga të pranishmit, duke përfshirë presidentin e qeverisë në largim Pedro Sanchez dhe shumicën e ministrave, me përjashtim të atyre nga Podemos dhe të Majtës së Bashkuar.

Princesha Leonora bëri betimin në të njëjtën kopje të Kushtetutës së përdorur më 30 janar 1986 nga babai i saj, Mbreti Felipe VI, atëherë Princi i Asturias.

“Princesha Leonor është një përfaqësuese e denjë e këtij vendi modern, të hapur ndaj botës. Ajo është një grua e re dhe ka bindje të përafërta me brezin e saj. Një grua e re e vetëdijshme se vendi i begatë dhe modern që kemi ndërtuar, ka sfida të rëndësishme përpara”, deklaroi presidentja e Kongresit të Deputetëve, Francina Armengol, gjatë fjalës së saj para princeshës, pak para betimit.

Përfaqësuesit e partive të zonave që duan pavarësi nga Spanja, nga E Majta Republikane e Katalonjës (ERC), Partia e Bashkuar për Katalonnjën (JxCat), Eh Bildu, Partia Nacionaliste Baske (PNV) dhe Blloku Nacionalist Galician (BNG) nuk morën pjesë në ceremoni. Pas betimit, Princesha e Asturias mori medaljet e dy dhomave, Kongresit dhe Senatit.

Në ditën e betimit të Leonorës si princeshë, u mbajt një paradë e madhe ushtarake. Në krah të saj ishte babai i saj Mbreti Felipe, nëna Letizia dhe motra Sofia, që ndoqën me emocion ceremoninë. Shumë zyrtarë të lartë të vendit nderuan princeshën e re të Spanjës.

Sot, në ditëlindjen e saj të 18-të, ajo u betua për besnikëri ndaj Kushtetutës spanjolle , që do të thotë se tani mund të veprojë zyrtarisht si regjente në mungesë të babait të saj Mbretit Felipe. Kur të ngjitet në fron, Leonor do të jetë mbretëresha e parë e Spanjës në 150 vjet, por më e rëndësishmja ajo shihet si figura për të përfunduar detyrën e babait të saj për të distancuar veten nga skandali i gjyshit të saj, mbretit Juan Carlos.

Në ceremoni mungonte gjyshja e Princeshës Leonor, Mbretëresha Sofia, pasi sipas mediave spanjolle, Mbreti Felipe zgjodhi të mos e ftonte nënën e tij në event “për të mos diskriminuar bashkëshortin e saj, Juan Carlos”. Thuhet se pallati po përpiqet të shmangë një reagim ndaj ish-mbretit kontrovers, i cili abdikoi në favor të djalit të tij, Felipe, në 2014 dhe shkoi në mërgim në Abu Dhabi./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB