Bota

BE-ja i përgjigjet kërcënimeve të Putinit për luftën bërthamore: Po mashtron rusët

Ai vuri në dukje se fjalimi i Putinit është pjesë e ofertës së Putinit për rizgjedhje dhe se është një tjetër nga shumë shembuj të përpjekjeve të tij për të mohuar përgjegjësinë për luftën që filloi në Ukrainë.

E.K
BE-ja i përgjigjet kërcënimeve të Putinit për
Vladimir Putin

RUSI- Vladimir Putin "vazhdon të mashtrojë kombin e tij dhe përpiqet të vazhdojë të mashtrojë publikun ndërkombëtar, nëse ka ende dikush që e dëgjon atë," u shpreh këtë të enjte zëdhësi i Bashkimit Europian Peter Stano kur u pyet për fjalimin e presidentit rus dhe kërcënimet për përdorimin e armëve bërthamore. Ai vuri në dukje se fjalimi i Putinit është pjesë e ofertës së Putinit për rizgjedhje dhe se është një tjetër nga shumë shembuj të përpjekjeve të tij për të mohuar përgjegjësinë për luftën që filloi në Ukrainë.

“Ishte një mundësi tjetër që ai të përhapte gënjeshtrat e njohura”, theksoi Peter Stano, duke shtuar se “ai filloi luftën kundër Ukrainës, ai është përgjegjës për të gjitha pasojat, brenda Rusisë, rajonalisht në Ukrainë, por edhe në botë".

Peter Stano u pyet gjithashtu për apelin e përfaqësuesve të Transnistrias drejtuar Rusisë për mbrojtje nga presioni moldav. Siç tha ai, Komisioni Evropian po i ndjek me shumë vëmendje zhvillimet në Moldavi. 

“Ne besojmë se stabiliteti në këtë rajon është para së gjithash në interes të qytetarëve në të dy anët e lumit Dniestër dhe në këtë kontekst inkurajojmë të dyja palët të angazhohen në një dialog konstruktiv”, theksoi ai. 

Ai shtoi se ka komunikim të vazhdueshëm me qeverinë dhe autoritetet e Moldavisë dhe se ka besim.

Fjalimi i Putinit me kërcënime për holokaust bërthamor

Më herët, presidenti rus, Vladimir Putin, mbajti fjalimin e tij vjetor për gjendjen e kombit në parlamentin rus pas vdekjes së Alexei Navalny,  për të cilin vendet perëndimore fajësojnë Kremlinin. Putin e filloi fjalimin e tij në orën 12:13 me orën lokale. Në të, ai përshkroi strategjinë e politikës ruse për vitet në vijim, rreth dy javë para zgjedhjeve presidenciale ku pritet gjerësisht të rizgjedhet, duke qëndruar në Kremlin deri në vitin 2030. Sipas Sky News, në fillim të Putin u fokusua në dy çështje kryesore: pretendimi i tij se Perëndimi dëshiron të shkatërrojë Rusinë dhe besimi i tij se populli rus dhe bizneset ruse mbështesin fuqimisht "operacionin ushtarak special" në Ukrainë./ZËRI

Poll

MOS HUMB