
BRUKSEL- Gjiganti kinez “Ali Expres” nuk i ka shpëtuar hetimeve të BE. Bashkimi Evropian ka njoftuar këtë të hënë nisjen e një hetimi ndaj kompanisë të tregtisë elektronike, “AliExpress”. Ndaj tij janë kërkuar më shumë detaje se çfarë masash po merr për të mbrojtur konsumatorët në internet nga produktet e paligjshme.
AliExpress, sipas burimeve të Reuters duhet të ofrojë informacion se si trajton produktet e paligjshme, mallrat e falsifikuara, të shitura në platformën e tij deri më 27 nëntor ose në të kundërt do të përballet me një hetim që mund të rezultoj në gjoba.
Ky është hapi i parë i procesit të hetimit, sipas ligjit të ri të BE, Aktit të Shërbimeve Dixhitale, që hyri në fuqi në gusht dhe synon të frenojë përhapjen e mallra dhe përmbajtjeve ilegale në internet. Europa ka nisur tashmë hetimet edhe ndaj Meta, TikTok dhe X, duke kërkuar më shumë detaje se si ata kanë vepruar kundër dezinformimit. Platformat përballen me gjoba që mund të shkojnë deri në 6% të xhiros globale për shkelje.