Bota

Arrestohet në Bullgari për trafikim të qënieve njerëzore kandidati i LVV për deputet

Dyshohet se Krasniqi, i cili posedon edhe një kompani që transporton pasagjerë me autobus nga Gjakova drejt vendeve evropiane, dyshohet se përmes tij ka kontrabanduar persona me dokumente të falsifikuara.

E.K
Arrestohet në Bullgari për trafikim të qënieve
Hasan Krasniqi

BULLGARI-  Kreu i KRU Hasan Krasniqi është arrestuar në Bullgari, në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga policia italiane nën dyshimin për trafikim të qenieve njerëzore. Krasniqi u arrestua më 19 shkurt 2024, transmeton gazeta online Reporteri.net. Ai u kap nga autoritetet bullgare me të hyrë në Bullgari, teksa udhëtonte me familjen për pushime.

Kjo pasi ka rezultuar se ish-kandidati i LVV-së për Kuvendin e Komunës së Gjakovës ishte në kërkim ndërkombëtar nga Italia për trafikim me qenie njerëzore, raporton me burime gazeta Reporteri.net. Më 22 shkurt 2024, Gjykata urdhëroi ndalimin e tij në pritje të një vendimi mbi kërkesën e autoriteteve italiane për ekstradimin e tij në Itali.

Dyshohet se Krasniqi, i cili posedon edhe një kompani që transporton pasagjerë me autobus nga Gjakova drejt vendeve evropiane, dyshohet se përmes tij ka kontrabanduar persona me dokumente të falsifikuara. Gazeta pyeti Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës dhe autoritete të sigurisë për këtë arrestim, por deri në publikimin e lajmit, nuk kanë marrë përgjigje për të konfirmuar rastin.

Hasan Krasniqi, tre muaj pasi si kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet në Komunën e Gjakovës nuk mori votat e mjaftueshme për t'u zgjedhur deputet, Qeveria e Kosovës e emëroi në krye të Ujësjellësit Rajonal në janar 2022. Ligji për Ndërmarrjet Publike parasheh që zyrtarët e lartë të ndërmarrjeve publike duhet të jenë të pavarur, pra të mos kenë angazhime politike në 36 muajt e fundit./ZËRI

Poll

MOS HUMB