Bota

Arrestohet kryeredaktori i gazetës së pavarur ruse

Nuk dihet ende se kur ai do të dalë në gjyq.

E.K
Arrestohet kryeredaktori i gazetës së pavarur ruse
Kryeredaktori Sergei Sokolov dhe ish-kryeredaktori i Novaya Gazeta

RUSI-Kryeredaktori i gazetës së njohur ruse të pavarur Novaya Gazeta u arrestua në Moskë të enjten pasi u akuzua për diskreditim të forcave të armatosura ruse. Sergei Sokolov u arrestua nga oficerët e Qendrës Ruse për Luftimin e Ekstremizmit tha gazeta. Novaya Gazeta tha se akuzat, të cilat janë "administrative" dhe zakonisht dënohen me gjobë ose dënim të shkurtër me burg, lidhen me një artikull të botuar nga gazeta. Nuk dihet ende se kur ai do të dalë në gjyq.

Mbikëqyrësi i medias Reporterët pa Kufi, tha në X, se "proteston kundër këtij arrestimi që dëshmon më tej për dhunën e censurës në Rusi". Sokolov mori drejtimin e redaksisë së Novaya Gazeta në shtator 2023 pasi kryeredaktori i mëparshëm për një kohë të gjatë, laureati i Çmimit Nobel për Paqen Dmitry Muratov, u emërua "agjent i huaj" nga autoritetet ruse.

Në shtator 2022, një gjykatë në Moskë hoqi licencën e Novaya Gazeta, e cila ka qenë kritike ndaj Kremlinit për vite me radhë, si pjesë e goditjes së vazhdueshme të autoriteteve ndaj mospajtimit. Disa ditë pasi presidenti rus Vladimir Putin dërgoi trupa në Ukrainë pak më shumë se dy vjet më parë, parlamenti i kontrolluar nga Kremlini miratoi legjislacionin që shpalli të jashtëligjshëm përçmimin e ushtrisë ruse ose përhapjen e "informacionit të rremë" në lidhje me veprimet e vendit në Ukrainë./ZËRI

Poll

MOS HUMB