Bota

Armëpushimi? Kryeministri izraelit: Do të ishte një dorëzim ndaj barbarizmit

Netanyahu theksoi se Izraeli do të luftojë “derisa kjo betejë të fitohet”, dhe se ushtria po bën përpjekje të mëdha “për ta parandaluar vrasjen e civilëve” në Gazë.

k.m
Armëpushimi? Kryeministri izraelit: Do të ishte një dorëzim
Benjamin Netanyahu

IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka hedhur poshtë çdo thirrje për një armëpushim ose ndërprerje të armiqësive me Hamasin. Gjatë një konference për mediat Netanyahu u kërkoi vendeve të tjera që të ndihmojnë më shumë në përpjekjet për t’i liruar më shumë se 230 pengjet e rrëmbyera nga Hamasi gjatë sulmeve të 7 tetorit në qytetet e Izraelit jugor.

"Dua të bëj të qartë qëndrimin e Izraelit në lidhje me armëpushimin. Ashtu si Shtetet e Bashkuara nuk do të pranonin një armëpushim pas bombardimit të Pearl Harbor, apo pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit. Izraeli nuk do të pajtohet me një ndërprerje të armiqësive me Hamasin pas sulmeve të tmerrshme të 7 tetorit. Izraeli nuk do të pajtohet me një ndërprerje të armiqësive... thirrjet për një armëpushim janë thirrje për Izraelin që t'i dorëzohet Hamasit, t'i dorëzohet terrorizmit, t'i dorëzohet barbarizmit. Kjo nuk do të ndodhë,"-tha Netanyahu gjatë një deklarate pë mediat e huaja.

Netanyahu theksoi se Izraeli do të luftojë “derisa kjo betejë të fitohet”, dhe se ushtria po bën përpjekje të mëdha “për ta parandaluar vrasjen e civilëve” në Gazë.

Rreth 8.306 njerëz, kryesisht civilë, janë vrarë si pasojë e bombardimeve dhe sulmeve nga ushtria e Izraelit që nga filimi i luftës më 7 tetor, pasi Hamasi kreu sulme të përgjakshme dhe tronditëse në jug të Izraelit, duke i vrarë 1.400 njerëz, kryesisht civilë, sipas zyrtarëve izraelitë.

 

Poll

MOS HUMB