Aktualitet

Aksidenti tragjik në Kosovë, 2 nga viktimat ishin futbollistë

Mediat e Kosovës raportojnë se 2 nga viktimat e aksidentit tragjik, Molos Delija dhe Lordi Syla ishin futbollistë të KF Gjakovës.

D.XH
Aksidenti tragjik në Kosovë, 2 nga viktimat ishin futbollistë
Viktimaat e aksidentit ne Kosove

PRIZREN – Një aksident i rëndë automobilistik në Kosovë iu mori jetën tre të rinjve. Aksidenti u shkaktua, si pasojë e garave me makina. Një nga mjetet që ishte në garë ka goditur personat që ishin anash rrugës, teksa ishin duke ndjekur ‘eventin’. Viktima të aksidentit mbetën Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj, të tre rreth 20 vjeç.  

Mediat e Kosovës raportojnë se shoferi që përplasi për vdekje të rinjtë është Arlind Syla, që është i afërm me viktimën Lordi Syla. Madje, Lordi dhe Molosi ishin futbollistë. Ata kishin luajtur për ekipin e qytetit të Gjakovës. Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, KF Gjakova ka reaguar, duke shprehur ngushëllime për viktimat.

Aksidenti tragjik në Kosovë, 2 nga viktimat ishin futbollistë
Molos Delija dhe Lordi Syla

“Lajm i kobshëm për të gjithë ne sonte humbën jetën tragjikishtë dy ishë futbollistët tanë Molos Delija dhe Lordi Syla. Ne si kryesi klubit Gjakova dhe futbollistët e të gjitha grupmoshave shprehim ngushllimet më të sinqerta dy familjeve DELIA dhe SYLA për humbjen e dy më të dashurve të tyre. Qofshit banorë të Xhehnetit Molos dhe Lordi", thuhet në reagimin e KF Gjakova, teksa paraqitën dhe viktimat me trofetë e fituar.

Arlind Syla, duke qenë një nga shoferët e garës me makina ka përplasur për vdekje 3 spektatorët e ‘eventit’, të afërmin e tij Lordi Syla, si dhe Molos Deliajn dhe Nue Bibajn./ZËRI/

Poll

MOS HUMB