Aksidenti në Moldavi
MOLDAVI- Pesë persona kanë humbur jetën pasi janë djegur të gjallë si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në Moldavi. Shtatë të tjerë janë plagosur. Ngjarja ndodhi këtë mesditë në rrugën Kishinau-Balti. Dy makina u përplasën kokë më kokë për shkak të një parakalimi të gabuar dhe shpërthyen në flakë. Për pasojë, pesë persona që ndodheshin brenda tyre janë djegur të gjallë. Mes shtatë të plagosurve ka edhe fëmijë.
Poll