Bota

Aksident masiv në Kosovë, 9 persona përfundojnë në spital

Të lënduarit janë dërguar në spital.

F.m
Aksident masiv në Kosovë, 9 persona përfundojnë në
Policia e Kosovës

KOSOVË- Nëntë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Klinë, Kosovë. Në një deklaratë për Gazetën Ekspress, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka deklaruar se të lënduarit janë dërguar në spital.

“Rreth orës 00:00 ka ndodhur një aksident në Klinë në mes dy veturave. Si pasojë e aksidentit 9 persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal për tretman mjekësor. Ndërsa, për rastin është duke u marrë njësia e trafikut rajonal,”- u shpreh ai.

Deri më tani nuk janë identifikuar të plagosurit dhe nuk bëhet me dije asnjë detal lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore.

Poll

MOS HUMB