Bota

Vrasja e 2-vjeçares në Serbi, arrestohen dhe dy persona të tjerë, trupi ende i zhdukur

Ka shkuar në 4 numri i personave të arrestuar për ngjarjen

E.K
Vrasja e 2-vjeçares në Serbi, arrestohen dhe dy persona të
Danka Iliq

SERBI- Detaje të rënda kanë dalë në dritë nga vrasja e 2-vjeçares Danka Iliq, në Serbi. Dy të dyshuarit kryesorë për vrasjen janë lënë në burg. Ata janë punonjës të ndërmarrjes publike “Vodovod” në Bor të dy të moshës 50-vjeçare, të cilët pasi e goditën me veturë Danka Iliqin e fshehën trupin e saj në një vendndodhje ende të panjohur për policinë serbe.

Përveç tyre policia ka arrestuar dhe dy persona të tjerë si bashkëpunëtor. Bëhet fjalë për babanë dhe vëllanë e një prej të dyshuarve kryesorë, të cilët dyshohet se kanë ndihmuar në lëvizjen dhe zhdukjen e trupit të të miturës.

Atyre u është caktuar masa e ndalimit në paraburgim për 30 ditë sepse akuzohen për veprën penale të vrasjes në bashkëpunim.

Masa u mor edhe për shkak të rrezikut të arratisjes, mundësisë për të ndikuar mbi dëshmitarët, asgjësimin ose heqjen e gjurmëve të kryerjes së veprës penale si për shkak të shqetësimit publik. Ata e kanë pranuar krimin e rëndë që ka tronditur opinionin publik serb e më gjerë. Kërkimet për trupin e vajzës së vrarë po vazhdojnë, në disa lokacione në zonën e Borit nga policia serbe në bashkëpunim me Interpol-in.

Është kontrolluar edhe ferma e gjyshit të njërit prej të dyshuarve. Vetë autorët e vrasjes kanë deklaruar se trupi i vajzës ndodhej në landfillin e qytezës, por trupi i saj ende nuk është gjetur. Qytetarët e Borit vijojnë të vendosin lule e të ndezin qirinj pranë Shtëpisë së Kulturës si dhe t’i dërgojnë ngushëllime familjes Iliq.

2-vjeçarja nga Bori, Danka Iliq u zhdukur më 26 mars të këtij viti teksa ndodhej në pronën e familjes me nënën e saj Ivanën dhe vëllain e saj 1-vjeçar. Pas 10 ditësh kërkim për vrasjen e saj u arrestuan, Srđan Jankoviç dhe Dejan Dragijeviç, të cilët dyshohet se fillimisht e kanë goditur vajzën me makinë, më pas e kanë futur në mjet. Kur kanë arritur në landfill, e kanë mbytur dhe groposur mes mbeturinave. Të dy autorët e kanë treguar me detaje gjithë skenën, ndërsa Policia është ende në kërkim të trupit të të miturës./ZËRI

Poll

MOS HUMB