
IRAN- Sulmet ajrore të ushtrisë amerikane ndaj tri objekteve bërthamore iraniane fundjavën e kaluar nuk i shkatërruan komponentët kryesorë të programit bërthamor të Iranit. Sipas një vlerësimi të hershëm të inteligjencës amerikane, thuhet se vetëm e kanë vonuar për disa muaj, raporton CNN.
Ky vlerësim, i cili nuk është raportuar më parë, është hartuar nga Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes (DIA), krahu informativ i Pentagonit. Ai bazohet në një vlerësim të dëmeve nga beteja i kryer nga Komanda Qendrore e SHBA pas sulmeve, tha një prej burimeve. Burime nga Pentagoni flasin për centrifuga “të mbetura kryesisht të paprekura” dhe për rezerva uraniumi po ashtu, përkundër pohimeve paraprake të presidentit Trump dhe zyrtarëve ushtarakë se objektet ishin shkatërruar plotësisht.
Reagimi i Shtëpisë së Bardhë nuk vonoi për këtë çështje. Zëdhënësja Karoline Leavitt kritikoi ashpër rrjedhjen e informacionit që konsideroi si krejtësisht të pasaktë dhe fajësoi një “person anonim” në komunitetin e inteligjencës për daljen e të dhënave.
Ndërkohë, Trump përshkroi sulmet si “shumë të suksesshme” dhe u shpreh se objektet “ishin zhdukur plotësisht” . Kjo krijoi një hendek të dukshëm mes versionit zyrtar dhe analizës që del nga burimet inteligjente./ZËRI